web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Festë” te Interi, Thu-La gati për derbin

2025-11-12 19:13:00, Sport CNA

“Festë” te Interi, Thu-La gati për derbin

Në skuadrën e Interit po ndryshon dinamika e repartit të sulmit. Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram, që konsideroheshin si dyshe titullare, këtë sezon kanë luajtur bashkë vetëm në pesë ndeshje, për shkak të dëmtimit të francezit dhe paraqitjeve të mira të Bonny dhe Pio Esposito.

Deri më tani, Interi nuk ka pësuar rënie në performancë, duke kryesuar në Serie A dhe duke qenë në garë të plotë në Champions League. Thuram ka qëndruar në qendrën stërvitore për rikuperim, ndërsa Lautaro do të kthehet pas ndeshjes me Angolën për t’u bashkuar me ekipin në përgatitjet për derbin ndaj Milanit.

Trajneri Cristian Chivu pritet t’i ketë të dy gati për sfidën e 23 nëntorit, ku do të rikthehet edhe Darmian. Ndërkohë, Mkhitaryan mbetet ende jashtë për shkak dëmtimi dhe vendi i tij në mesfushë do të vendoset mes Sucic dhe Zielinskit.





Lajmet e fundit nga