web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Elseid Hysaj drejt largimit nga Lazio, ja ku do të transferohet

2022-07-21 12:22:20, Sport CNA

Elseid Hysaj vijon të jetë në qendër të merkatos së verës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare së fundmi ka dalë në skenë në Spanjë, teksa raportohet se Valencia është klubi i interesuar për të.

Siç bën me dije “La Repubblica”, trajneri Genaro Gatusso ka shprehur dëshirën për ta pasur shqiptarin në urdhrat e tij. Megjithatë problem mbetet kontrata që Hysaj ka me Lazion. Trajneri Maurizio Sarri duket se nuk e ka në plane dhe vendi i titullarit për shkodranin është në diskutim.

Kësisoj e ardhmja e tij pritet të jetë larg kryeqytetasve. Veç Valencias, edhe Mallorca ishte vendosur pas mbrojtësit të djathtë. Zhvillime të reja priten në vazhdim sa i përket të ardhmes së Elseid Hysajt që duket se po i jep fund aventurës në Itali.





Lajmet e fundit nga