web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ “Zonja e Vjetër” i tregon forcën Interit, prezanton mbrojtësin më të mirë nga sezoni i fundit

2022-07-20 21:00:46, Sport CNA

Gleison Bremer është zyrtarisht lojtar i Juventus, pasi lajmin e bën të ditur vetë klubi italian nëpërmjet rrjeteve sociale. Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë që e lidh me bardhezinjtë deri në vitin 2027. “Zonja e Vjetër” arriti kështu të fitojë në garën përballë Inter për shërbimet e Bremer.

25- vjeçari spikati sezonin e fundit ku fitoi nga Seria A çmimin si mbrojtësi më i mirë i sezonit. Braziliani vjen kështu te Juve pas afrimeve të spikatura të Pogba dhe Di Marias. Bardhezinjtë e kishin të nevojshëm ardhjen e Bremer pas largimit të De Ligt.





Lajmet e fundit nga