web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Eliminimi i Inter dhe Juventus, Italia shpreson ende për 5 skuadra në Champions

2026-02-27 18:48:00, Sport CNA

Eliminimi i Inter dhe Juventus, Italia shpreson ende për 5 skuadra në

Pavarësisht eliminimit të Inter dhe Juventus nga Champions League, Italia vijon të mbajë gjallë shpresat për një vend shtesë në sezonin e ardhshëm.

Kualifikimi i Bolognas dhe Fiorentinës në raundet e tjera të kompeticioneve europiane i është shtuar pranisë së Romës dhe Atalantës.

Italia ka ngushtuar diferencën me Gjermaninë në renditjen sezonale të federatave. Anglia kryeson me 22,291 pikë dhe është e sigurt për një vend shtesë në Champions.

Gjermania ka 17,571 pikë, ndërsa Spanja 17,406. Italia ndjek me 17,357 pikë, duke mbetur në garë të hapur për vendin e dytë.

Dy federatat e para në renditje fitojnë një skuadër shtesë në Champions për sezonin pasardhës.

Renditja për vendin e 5-të Champions

1. Anglia - 22,291 pikë

2. Gjermania - 17,571 pikë

3. Spanjë - 17,406 pikë

4. Italia - 17,357 pikë

5. Portugalia - 16,600 pikë





Lajmet e fundit nga