web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dy shtylla dhe spektakël, ndahen pikët në Teuta-Elbasani

2025-12-03 18:38:00, Sport CNA

Dy shtylla dhe spektakël, ndahen pikët në Teuta-Elbasani

Teuta dhe Elbasani u ndanë në barazim 0-0 në ndeshjen e javës së 14-të të Superiores, zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”.

Sfida pati raste për të dyja skuadrat, por asnjëra nuk arriti të konkretizojë. Elbasani u tregua më kërkues në pjesën më të madhe të ndeshjes.

Teuta rrezikoi në fund, ku goditi shtyllën në dy raste dhe pati një mundësi të pastër me Jazxhi. Takimi u ndërpre përkohësisht për shkak të flakadanëve dhe më pas nga fikja e dritave për gjashtë minuta.

Në minutat e fundit pati pretendime për penallti nga skuadra vendase, por arbitri Hamiti dhe VAR-i lejuan vazhdimin e lojës. Me barazimin, Elbasani mban vendin e parë me 26 pikë, ndërsa Teuta renditet e katërta me 22 pikë.





Lajmet e fundit nga