web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

De Rossi shtang Romën, Genoa merr fitore surprizuese

2026-03-08 20:42:00, Sport CNA

De Rossi shtang Romën, Genoa merr fitore surprizuese

Genoa ka mposhtur Romën me rezultatin 2-1, duke regjistruar fitoren e katërt në pesë ndeshjet e fundit si vendas.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua nga kujdesi i tepërt i të dyja skuadrave, pa krijuar raste serioze shënimi.

Rezultati u zhbllokua në fillimin e pjesës së dytë nga Junior Messias, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Roma u përgjigj shpejt me anë të Evan Ndicka-s, i cili barazoi shifrat me një goditje me kokë. Megjithatë, Vitinha shënoi golin e fitores për Genoan pas një asistimi nga Masini, duke vulosur fatin e takimit.

Kjo humbje e lë Romën në një pozitë të vështirë, vetëm një pikë para Comos në garën për Champions League.

Genoa e De Rossit nga ana tjetër, shkëputet me gjashtë pikë nga zona e ftohtë e renditjes në Serie A.





Lajmet e fundit nga