web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kategoria e Parë/ Skënderbeu vazhdon “marshimin”, Laçi ia del me vështirësi

2026-03-07 15:52:00, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Skënderbeu vazhdon “marshimin”,

Janë mbyllur gjashtë ndeshjet e javës së 25-të në Kategorinë e Parë, të cilat prodhuan gola të shumtë.

Skënderbeu bëri detyrën ndaj Lushnjës, duke fituar 2-0. Falë këtij suksesi, korçarët mbajnë vendin e parë në renditje me 60 pikë, 3 më shumë se Laçi i vendit të dytë.

Kurbinasit fituan me vështirësi ndaj Apolonisë, me rezultatin 2-1. Pogradeci triumfoi 4-1 ndaj Korabit, ndërsa Besa mposhti me rezultatin 3-2 skuadrën e Kastriotit.

Dueli i mbijetesës mes Kukësit dhe Luftëtarit, u mbyll në barazim pa gola. Me këtë barazim, Kukësi mban vendin e fundit me 17 pikë, ndërsa Luftëtari mban vendin e 10-të me 20 pikë, po aq pikë sa edhe Lushnja e vendit të parafundit.

Në barazim pa gola u mbyll edhe Burreli-Iliria.  

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga