web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylis dhe Elbasani nuk ndalen, zhgënjen Flamurtari. Ja rezultatet e Kategorisë së Parë

2024-01-29 15:32:00, Sport CNA

Java e 18-të e Kategorisë së parë u mbyll sot me tre ndeshjet e fundit, ku për herë të parë u përdor edhe sistemi VAR.

Ishte përzgjedhur ndeshja Bylis-Vora që të përdorej teknologjia edhe në Kategorinë e Parë. Bylisi ka marrë një fitore me peshë në shtëpi ndaj Vorës në shifrat 2-0.

Trepikësh me vlera mori edhe Elbasani në Burrel. Flamurtari dhe Besa janë ndarë në barazim, rezultat i cili i shuan edhe më shumë shpresat e vlonjatëve për të synuar dy vendet e para në renditje. Bylisi dhe Elbasani bashkëkryesojnë me 42 pikë, duke e thelluar me 9 pikë diferencën me Vorën e vendit të tretë.


Bylisi ka një ndeshje më pak, atë ndaj Kastriotit, qe ende nuk eshte vendosur se kur do të zhvillohet.





Lajmet e fundit nga