web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ Gjuajtje nga jashtë zone, Rey Manaj i shënon edhe Besiktas-it

2024-01-28 14:31:00, Sport CNA

Rey Manaj nuk ndalet së shënuari në Superligën turke, aty ku është pjesë e skuadrës së Sivasspor. Sulmuesi shqiptar, i shënoi këtë të diel edhe Besiktas, duke zhbllokuar sfidën.

Minuta e gjashtë, goditje nga larg e 26-vjeçarit shqiptar dhe topi në rrjetën e skuadrës kryeqytetase.

Manaj rikuperoi një top dhe gjeti golin falë një goditjeje nga larg me të majtën, që nuk u grushtua siç duhet nga portieri i Besiktasit.

Avantazh i rëndësishëm për Sivassporin dhe goli numër 11 në kampionat për Manajn, i cili vijon të jetë në formë shumë të mirë sportive.

Për skuadrën udhëtuese po luan si titullar edhe dardani Milot Rashica.

 




Lajmet e fundit nga