web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mëllugja e mbyll me Egnatian, transferohet te rivalët e Superiores

2024-01-25 19:50:00, Sport CNA

Mëllugja e mbyll me Egnatian, transferohet te rivalët e Superiores

Donald Mëllugja është largimi i radhës nga skuadra e Egnatias. Sipas raportimeve të fundit, mesfushori dhe klubi rrogozhinas, kanë vendosur të mbyllin bashkëpunimin mes tyre.

Në këtë sezon, 28-vjeçari u aktivizua në 17 ndeshje me fanellën e Egnatias duke regjistruar edhe dy asiste. Megjithatë, Mëllugja nuk do të qëndrojë gjatë pa skuadër teksa mesfushori pritet të kalojë në radhët e Erzenit.

Shijakasit po luftojnë për të qëndruar në Superiore dhe Mëllugja mund t’i japë një dorë më shumë, falë edhe eksperiencës së shumtë në futbollin shqiptar.





Lajmet e fundit nga