web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon skuadër, por jo kampionat. Mesfushori shqiptar prezantohet në Turqi

2024-01-25 16:21:00, Sport CNA

Valon Ethemi, ka ndryshuar skuadër. Mesfushori shqiptar u largua nga Istanbulspor, ndërsa do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës në Turqi.

26-vjeçari u prezantua këtë të enjte te skuadra e Konyaspor, që gjithashtu lufton për mbijetesë këtë sezon.

Ish-lojtari i Kukësit shihet si një afrim i rëndësishëm për mesfushën, ndërsa aty do të gjejë një tjetër shqiptar, si Sokol Cikalleshi.





Lajmet e fundit nga