web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shevchenko emërohet president i Federatës

2024-01-25 14:15:00, Sport CNA

Shevchenko emërohet president i Federatës

Ishte një legjendë në fushën e blertë si futbollist dhe më pas u bë edhe trajneri i kombëtares, por tashmë një karrierë e re e pret Andriy Shevchenkon.

Ish-sulmuesi i njohur nga dita e sotme  është zyrtarisht presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Ukrainës.

Ish-sulmuesi i Dynamo Kievit, Milanit dhe Chelseat u paraqit si kandidati i vetëm në zgjedhjet e zhvilluara sot gjatë Kongresit të Federatës, që u mbajt në Kiev.

Sheva mori 93 vota pro nga 94 delegatët që ishin të pranishëm në kongres.





Lajmet e fundit nga