web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Egnatia shkon +10 nga Partizani, përmbysje e çmendur ndaj Erzenit

2024-01-29 15:24:00, Sport CNA

Egnatia shkon +10 nga Partizani, përmbysje e çmendur ndaj Erzenit

Egnatia triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Erzenit, në një ndeshje që mund të quhet e çmendur.

Fitore me vuajtje për rrogozhinasit, që shkëputen në krye të renditjes me 46 pikë, plotë 10 pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë.

Sa i përket ndeshjes, pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Erzenit, pas golit të Bnou në minutën e 5-të.

Megjithatë, pjesa e dytë ishte një tjetër histori. Në minutën e 59-të, Spahiu vendosi baraspeshën.

Agim Zeka riktheu shijakasit në avantazh në minutën e 74-t, por ky avantazh zgjati shumë pak. Dy minuta më vonë, afrimi i janarit tek Egnatia, Montenegro barazoi shifrat në 2-2.

Në minutën e 80-të, ishte sërish një nga afrimet e janarit, Ibrahimoglu, i cili shënoi edhe golin e përmbysjes për rrogozhinasit, duke i dhënë fitoren.

Me këtë humbje, Erzeni mbetet në vendin e shtatë me 22 pikë.





Lajmet e fundit nga