web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bekim Balaj: Penalltia ishte e dukshme, Vllaznia fiton kampionatin

2024-01-28 19:54:48, Sport CNA

Bekim Balaj dha prononcimin e tij pas ndeshjes me Partizanin. Bomberi i Vllaznisë shënoi një gol nga penalltia që i dha barazimin 1-1 shkodranëve. Balaj u shpreh i qaretë pas ndeshjes duke thënë se Vllaznia fiton titullin kampion.

"Look i ri por nuk iu ndihmoi për fitoren? Vinim pas një serie fitoresh, dëhsira ishte e madhe me këtë stadium plot. Bëmë maksimumin por nuk arritëm. S’duhet të kënaqemi, por përballë kishim Partizanin. Duhet të mendosh edhe për mbrojtjen, me lojtarë kundërshtarë si ata.

Dëshira ishte e madhe me mbështetjen e tifozëve dhe do të ishte një mbrëmje e mbyllur më së miri. Morëm 1 pikë ndaj një kundërshtari direkt. Kemi rrugë përpara dhe tani kemi Laçin.

Penalltia? E dukshme, kishte kontakt. Kush e fiton kampionatin? Vllaznia!", tha Balaj. 





Lajmet e fundit nga