web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asllani protagonist te goli i vetëm, Interi mposht Fiorentinën me vuajtje

2024-01-28 22:46:00, Sport CNA

Interi ka marrë një tjetër fitore në Serinë A. Zikaltërisht kanë mposhtur në transfertë Fiorentinën në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në kampionatin Italian.

Në minutën e 14’, asisti i Kristjan Asllanit u kthye në gol nga Lautaro Martinez.

Zikaltërit shënuan dhe me Arnautoviçin por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Fiorentinës iu anulua një gol për pozicion jashtë loje si dhe Zomer i mohoi golin nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore, Interi ngjitet në vendin e parë me 54 pikë ndërsa Fiorentina pozicionohet në vendin e 5-të me 34 pikë.





Lajmet e fundit nga