web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Asllani “harron” Interin, mbështet në stadium skuadrën tjetër të Serisë A

2024-05-05 17:22:00, Sport CNA

Asllani “harron” Interin, mbështet në stadium

Kristjan Asllani aktualisht po luan në një nga klubet më të mëdha në botë siç është Interi, por e harron të kaluarën dhe aty ku u bë i njohur.

Pas ndeshjes, ku luajti titullar ndaj Sassuolo-s, shqiptari nuk u kthye në Milano me ekipin, por ai ka shkuar në Buti, në krahinën ku është rritur

Ai ka postuar në rrjete sociale foto nga stadiumi “Carlo Castellani” i Empolit, ku ish-skuadra e tij, luajti përballë Frosinones një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën në Serinë A.

 

Asllani “harron” Interin, mbështet në stadium

Një foto e shoqëruar me një zemër blu nga Asllani, i cili padyshim mbetet ende një tifoz i skuadrës tek e cila u bë i famshëm dhe iu dha shansi që më pas të bëhej pjesë e Interit.





10:44 Sport

VIDEO/ Sassuolo,

Sassuolo, është kthyer në makthin e Interit këtë sezon. Sk...

12:35 Sport

Ndeshjet e para të

Dy ndeshjet e para të “Final Four”, në futboll për vajza, ...

Lajmet e fundit nga