web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrimi i dytë në merkato, Kukësi prezanton ish-sulmuesin e Tiranës

2023-07-03 15:00:16, Sport CNA

Kukësi ka zyrtarizuar afrimin e dytë në merkato. Verilindorët kanë njoftuar firmën me sulmuesin Mario Beshiraj.

23-vjeçari vjen nga Kategoria e Parë, aty ku në sezonin e fundit ishte pjesë e Korabit, me të cilët shënoi edhe 11 gola.

Në njoftimin e Kukësit, thuhet se Beshiraj ka firmosur kontratën për tre sezone.

“Kukësi njofton se sulmuesi Mario Beshiraj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 3 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër.

23 vjeçari, i lindur në Tirane vjen te Kukësi nga kampionati Shqiptar ku së fundmi ka qenë pjesë e KF Korabi, ku ka shënuar 11 gola!

Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Mario Beshiraj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë. Mirësevjen Mario”, shkruan klubi i Kukësit.





Lajmet e fundit nga