web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ishte pjesë e skuadrës në Superiore, Skënderbeu rikthen mesfushorin korçar

2023-07-02 17:15:00, Sport CNA

Ishte pjesë e skuadrës në Superiore, Skënderbeu rikthen

Kosta Vangjeli do të jetë afrimi i radhës te skuadra e Skënderbeut. Mësohet se palët kanë rënë dakord, që futbollisti të rikthehet te bardhekuqtë.

Mesfushori korçar ishte pjesë e Skënderbeut në Superiore, ndërsa u largua nga “ujqërit” një vit më parë, drejt Greqisë.

Tashmë Vangjeli ka arritur marrëveshjen për tu rikthyer te Skënderbeu dhe nga java e ardhshme, do të vihet nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenovic.

22-vjeçari pritet të firmosë një kontratë për tre sezone, por gjithçka do të bëhet e ditur nga vetë klubi, kur të vijë edhe zyrtarizimi.





13:59 Sport

Shtohen

Partizani hyn sot në ditën e 14-të të stërvitjeve në fazën...

Lajmet e fundit nga