web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Afrimet e Skënderbeut në merkaton e verës, ja kur do të prezantohen lojtarët e rinj në klubin korçar

2023-07-01 13:31:32, Sport CNA

Skënderbeu do të fillojë prej datës 4 korrik prezantimin e lojtarëve, që zyrtarisht kanë firmosur për bardhekuqtë. Diçka e tillë do të bëhet nga presidenti Takaj dhe drejtori sportiv, Ardi Gjançi.

Prezantimet janë lënë pikërisht në këtë datë për shkak se disa prej lojtarëve do të mbërrijnë rreth datës 3 korrik në klub e për pasojë atëherë pritet që të nisë zyrtarisht edhe faza përgatitore e korçarëve.

Në këtë ditë do të merren vesh edhe detajet zyrtare të kontratave të nënshkruara nga afrimet e reja të korçarëve. Duhet thënë se korçarët janë një nga skuadrat më aktive në merkato. Drejtuesit kërkojnë që minimalisht qëndrimi në elitën e futbollit tonë të mos diskutohet.





Lajmet e fundit nga