web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reshjet e shiut nuk do të ndalen/ Mos dilni pa çadra nga shtëpia

2022-10-13 08:13:00, Sociale CNA

Reshjet e shiut nuk do të ndalen/ Mos dilni pa çadra nga

Territori Shqiptar mbetet në mbizotërimin e vranësirave të  shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me khjellime përgjatë gjithë ditës.

Por  parashikohet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime të përkohshme duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimor - Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 - 2 ballë.

Ndërsa nesër me 14 tetor 2022, sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu, ku herë pas here do të jenë dhe në formën e rrebesheve.

Pritet që reshjet të jenë më të fokusuara në zonat Jugore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjellin perëmirësim gradual të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por do të ulen lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi  Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë./CNA.al





Lajmet e fundit nga