Nusja dhunon barbarisht vjehrrën dhe i dëmton organet e brendshme/ 62-vjeçarrja rrëfen tmerrin: Mjekët më hoqën shpretkën
Një ngjarje e rëndë që dëshmon se si dhuna në familja ësht...

Gati një miliard njerëz në mbarë botën janë diagnostikuar me një sëmundje mendore, por ata dhe shumë të tjerë po vuajnë në heshtje sepse u druhen paragjykimeve që lidhen me çrregullimet psikiatrike sipas një raporti global. Raporti i studiuesve në dyzet vende të botës u publikua të hënën, në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor. Raporti është në qendër të një takim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë.
Sipas një raporti të ri nuk ka asnjë mjedis apo vend të botës ku njerëzit nuk përballen me paragjykime për shkak të sëmundjeve të shëndetit mendor.
Sipas organizatave bamirëse dhe studiuesve të shëndetit mendor, një sëmundje që nuk është e lehtë të vërehet, shpesh nuk shihet me seriozitet. (Vetëm për web)
Raporti i publikuar në revistën mjekësore “Lancet” bën thirrje për veprim për t'i dhënë fund asaj që ata thonë se është stigma dhe diskriminimi ndaj njerëzve me probleme të shëndetit mendor në mbarë botën.
Raporti titullohet “Më keq se vetë sëmundja” sepse njerëzit që vuajnë nga sëmundje mendore u thanë studiuesve se stigma që vjen kur njerëzit mësojnë për sëmundjen e tyre, është më e keqe se vuajtja në heshtje.
“Është paradoks, pse duhet të hezitojmë kaq shumë të flasim për këtë? Sepse njerëzit besojnë gjëra të gabuara. Njerëzit krijojnë lidhje të padrejta mes sëmundjes mendore dhe dhunës. Ata mendojnë se njerëzit që kanë një problem të shëndetit mendor nuk janë të besueshëm, nuk janë partnerë të mirë në martesë ose nuk janë kolegë të mirë pune”, thotë bashkautori i raportit, Profesori i Psikiatrisë Komunitare, Graham Thornicroft nga Kolegji “King”në Londër.
Studiuesit thonë se në shumë vende ku ka varfëri, nuk ofrohet trajtim dhe në disa vende trajtimet psikiatrike as që janë dëgjuar.
Raporti pretendon se kushtet e shëndetit mendor dhe varfëria janë veçanërisht shkatërruese në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Organizata të tjera që merren me shëndetin mendor si “Koha për të Ndryshuar Uellsin”, rajonin në Mbretërinë e Bashkuar po i nxit njerëzit që të jenë më të përgjegjshëm ndaj të tjerëve që mund të kenë sëmundje psikiatrike. Videoja promocionale që kanë publikuar së fundi nënvizon problemin e stigmës me të cilën përballen personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mëndor.
“A druhesh të flasësh për ndjenjat e tua me njerëzit që do?”, është një pyetjet që bëhen në këtë video dhe vazhdon me pyetjen tjetër: “A ka një ndarje brezash që të pengon të hapesh me prindërit tuaj?”
“Këtë vit në të gjithë botën, nga rreth 970 milionë njerëz rreth një e treta kanë depresion, po aq kanë ankth dhe më pas ka një sërë gjendjesh të tjera, për shembull, rreth 1% e popullsisë do të ketë skizofreni, rreth 0.5 përqind prej nesh kanë çrregullim bipolar. Pra, ato janë jashtëzakonisht të zakonshme”, thotë bashkëautori Thorncroft.
Sipas raportit në revistën shkencore“Lancet”, pandemia e virusit COVID-19 nënvizoi një problem urgjent të shëndetit mendor.
Profesori Thorcroft thotë se kishte një rritje prej 25% të depresionit dhe ankthit në vitin e parë të pandemisë.
Brian Dow është Zëvendës Shefi Ekzekutiv i “Rethink Mental Illness”, një organizatë bamirëse që synon të përmirësojë jetën e njerëzve të prekur rëndë nga sëmundjet mendore.
Ai thotë se është bërë njëfarë progresi në Britaninë e Madhe me diskutime më të hapura rreth ankthit ose depresionit, por gjëndja nuk është përmirësuar me çrregullimet më të rënda psikiatrike.
“Mendoj se është e vërtetë të thuhet se kur bëhet fjalë për çështje si depresioni, ankthi, kemi shumë personazhe publike që flasin hapur për shëndetin e tyre mendor dhe kjo është një gjë e mrekullueshme. Por sëmundje mendore të ndërlikuara si skizofrenia, janë shumë më të vështira për t'u kuptuar. Mendoj se ka ende një nivel të diskriminimit publik në krahasim me zhvillimet që kemi parë për sëmundjet më të moderuara”, thotë zoti Dow.
Ndërsa raporti i fundit thotë se në vendet me të ardhura të ulëta ndihma për njerëzit me shëndet të dobët mendor nuk është as në rendin e ditës.
Bashkëautori i raportit, Thornicroft thotë se stigma mund të materializohet në mënyra të ndryshme sipas moshës dhe vendit, por ajo prek si të rinjtë edhe të moshuarit. Prandaj mund të thuhet se bëhet fjalë për një tablo neglizhence dhe shpërfilljeje të përhapur në gjithë botën./ VOA
Një ngjarje e rëndë që dëshmon se si dhuna në familja ësht...
"Temporary marriage and betrayal" was the topic for th...
For a long time, the news that "Superman" will be gay, and...
Weather - Monday, October 10, 2022 The first part of ...
Greece has been shocked by the sexual abuse of a 12-ye...
3-year-old Emmy was napping next to her best friend at...
For the week ahead, our country will be affected by re...
Until noon, our country will be dominated by clear skies i...
In this way, greater equality between men and women may ev...
Territori Shqiptar do të vijojë të jetë në dominimin e kus...
During the first hours of the day, our country is expected...
Ashtu si sot, edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të...
The deputy of the Democratic Party, Tritan Shehu, took adv...
Agriculture in Albania is one of the most vital sector...
The 10-80-10 rule is an extension of the Pareto principle ...
The first part of the day is expected to be dominated by c...
Vlerat e larta të presionit në vend do të vijojnë të n...
The World Tourism Organization has ranked Albania second i...
The morning will bring the preponderance of clear weather ...
Even for the next day, our country will continue to be...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Another gunshot wound occurred at the scene. According to...
A gunshot wound occurred this afternoon in Shijak. Accordi...
The Border Police blocked the vessel and fined the driver ...
A police operation codenamed "Zonet" has ended with the se...
More than 860 million people fall ill and 1.5 million die ...
The mother of Violand Braçellari, the perpetrator of the s...
The modern European traveler seeks a meaningful connection...
This Sunday, weather conditions are forecast to be clear a...
The vote counting for political entities in Kosovo is almo...
Former President Vjosa Osmani, who was the leader of the D...
LDK leader Lumir Abdixhiku and former president Vjosa Osma...
The Vetëvendosje movement has declared victory in the snap...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The automotive industry in Albania is currently at a turni...
If you were to follow the industrial map of the Western Ba...
The Transparency Board, in today's meeting, decided to red...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.4 lek and so...