web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kunati dhe vjehrra e dhunonin brutalisht/ Gruaja e shkretë rrëfen dramën: Më kërcënuan me përdhunim

2022-10-12 13:28:00, Sociale CNA

Kunati dhe vjehrra e dhunonin brutalisht/ Gruaja e shkretë rrëfen

Dhuna ndaj grave vazhdon të mbetet një fenomen mjaft shqetësues në shoqërinë shqiptare. 

Së fundmi një grua ka ndarë publikisht hisotirnë e saj në emisionin "Me Zemër Të Hapur", ku ka rrëfyer dhunën e tmerrshme që është ushtruar mbi të dhe fëmijët e saj nga vjehrra dhe kunati. 

Me lot në sy ajo ka treguar se dhuna e skajshme e ka detyruar atë të largohet nga banesa. 

Më tej gjatë rrëfimit të saj ajo tregoi se bashkëshorti i saj ndodhet në burg pa afat për shkak ai e mbronte gruan e tij, por ishin familjarët ata që ndërhynin. 


“Jam e martuar në këtë familje prej 4 vitesh. Fillimisht jetoja vetëm me burrin tim me qira. Më pas kunata tha kur është shtëpia pse jetoni me qira. Tani dhunohem nga vjehrra dhe kunati.

Unë jetoja vetëm me bashkëshortin sepse kisha problemet e mia. Më përndiqte ish-bashkëshorti me të cilin kam tre vajza. Derisa ai u arrestua kam jetuar me qira.

Unë i paguaja faturat në fillim vjehrrës. Shkonim shumë mirë. Vija në darkë e puthja, i thosha o nënë çfarë ke, si je. Burri im kishte një lokal me qira e punonte, por pastaj e mbylli se nuk shkonte. Familja e kunatit ka ndikuar në sjelljen e saj.

Vjehrra më ka thënë dil nga shtëpia, dil përjashta se më vure në konflikt me nusen e madhe.

Debati i parë që kisha me kunatën time për ujin. Ajo më tha ti s’ke punë, je dashnorja e tij, kur unë jam me celebrim. Jam paragjykuar gjithë kohës për martesën time të parë. Si unë dhe fëmijët e mi janë bullizuar, janë fyer e ofenduar.

Vajzën e madhe ma ka rritur babai im. Vajzën e dytë e kam çuar te Kisha ortodokse. Vajzën e vogël e kam mbajtur vetë. Me bashkëshortin shkoj shumë mirë, por janë këta të tjerët. Burri im është shumë i mirë dhe ishte ai që donte që të martoheshim se unë thosha që boll kam vuajtur.

Burri im është sot pas hekurave për shkak të vjehrrës, se i tha unë nusen e kam marrë për vete jo për ty, më mbronte mua.

Sa kisha hyrë në shtëpi, pak ditë sollën ish-bashkëshorten e tij për të nxitur sherr. Ajo deri sa nuk kisha vajtur unë, nuk vinte kurrë. E thirrën vjehrra dhe kunati.  Më kanë rrahur brutalisht, kam përfunduar në spital”, tha gruaja.

Merita denoncoi vjehrrën dhe kunatin se e kanë dhunuar dhe e kanë kërcënuar. Teksa në studio ka ardhur nëpërmjet një rrëfimi dhe vajza e saj e madhe, adoleshente.

Më tej gruaja tregoi se si ajo është dhunuar dhe është kërcënuar me përdhunim.

"My stepfather protected me, he waited for me at work because of the threats of his brothers and nephews.
The mother was told 'you will see that whatever happens to you, that you have a 16-year-old daughter, the husband you have at home will also rape her. He treated me like his own daughter, I never felt threatened.
One of his brothers has an older son and has come to my work 2-3 times. So the stepfather felt obliged and waited for me until I finished. Yes, I tell mom today, don't be upset and don't worry about prejudices. You know I never give a damn what people say. She is sick and I will take her here to Italy to be cured", said the girl in a telephone connection./ CNA.al





Lajmet e fundit nga