web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Me lule në duar, me sy të përlotur, prindër dhe mësues të emocionuar/ Dita e parë e shkollës nëpërmjet fotove

2022-09-12 09:35:00, Sociale CNA

Me lule në duar, me sy të përlotur, prindër dhe mësues

Rrugët e Tiranës dhe të gjithë vendit gumëzhijnë sot nga nxënësit.

Fytyra të lumtura që mezi presin të takohen me shokët dhe shoqet, sytë e përlotur të të vegjëlve që sot të ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe mezi ndahen nga prindërit, janë panorama më e bukur e mëngjesit të 12 shtatorit.

Dekorit të fëmijëve që kanë zbukuruar sot rrugën e vendit, ju shtohen edhe lulet  me dedikime që ata kanë përgatitur për mësuesit.

Edhe prindërit nuk mbeten pas sa iu përket emocioneve. Pasi përcjellin fëmijët, mbështeten pas kangjellave rrethuues të shkollës, si për t’ju thënë jemi me ju në ç do hap që do të hidhni.

Emocioneve të ditës së parë të shkollës, pavarësisht masave të marra nga Policia, u shtuar kaosi dhe trafiku në rrugë, pork jo situatë nuk e ka zbehur gëzimin e fëmijëve, dhe ngrohtësinë e mësuesve që i prisnin në oborrret e shkollave./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga