web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Kemi ngelur me muaj pa punë”/ Peshkatarët e Pogradecit, protestë para bashkisë për kufizimet e reja

2026-05-08 15:01:00, Sociale CNA

“Kemi ngelur me muaj pa punë”/ Peshkatarët e Pogradecit,

Peshkatarët e qytetit liqenor të Pogradecit protestuan këtë të premte kundër kufizimeve që, sipas tyre, po i mbajnë prej muajsh larg aktivitetit të peshkimit dhe po u rrezikojnë seriozisht të ardhurat familjare. Të mbledhur para institucionit vendor, ata shprehën pakënaqësinë për ndalimin e përdorimit të rrjetave në këtë periudhë, duke argumentuar se masa po zbatohet në mënyrë të padrejtë dhe pa sqarime të qarta. Sipas tyre, kufizimet lidhen me periudhën e shumimit të klenit, por peshkatarët këmbëngulin se aktiviteti i tyre nuk e dëmton këtë specie, pasi gjuetia për koranin zhvillohet në largësi të konsiderueshme nga bregu.

“Jemi mbledhur sepse në këtë periudhë është shumimi i klenit, por kleni e bën shumimin në anë të liqenit. Ne gjuajmë koranin 500-600 metra larg bregut, nuk e zëmë klenin. Çfarë kemi zënë nga kleni e kemi lëshuar përsëri. Ne më shumë zëmë koranin. Nuk ia vlen që për një muaj të na lënë pa punë”,-tregon një peshkatar.

“Kemi ngelur me muaj pa punë”/ Peshkatarët e Pogradecit,

Peshkatarët shprehen se, edhe kur kapin në mënyrë të rastësishme specie të ndaluara, ato i lëshojnë menjëherë në ujë. Ata thonë se për dekada me radhë kanë ushtruar aktivitetin në të njëjtën mënyrë dhe se kufizime të tilla nuk kanë ekzistuar më parë. Një tjetër shqetësim i ngritur prej tyre lidhet me mungesën e informacionit të qartë për periudhat dhe mënyrat e lejuara të peshkimit.

“Ne, peshkatarët e vjetër, ligjërisht e kemi të ndaluar vetëm një muaj, në dhjetor. Kemi 5-6 muaj që nuk po merremi vesh se çfarë të zëmë dhe si të zëmë. Nuk kemi asnjë sqarim. Kur paguajmë lekët, duhet të na sqarojnë sa do të punosh dhe si do të punosh. Nuk mund të na mbajnë pezull”,-thotë një nga peshkatarët.

Ata shtojnë se kanë investuar ndër vite në rrjeta dhe mjete pune, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë një profesion tjetër. Për disa familje, peshkimi mbetet i vetmi burim jetese.

“Ne vetëm këtë punë dimë të bëjmë, peshkimin. Nuk kemi profesion tjetër. Duam të hyjmë në liqen dhe të punojmë në çdo kohë. Kur ndalohet kleni, të ndalohet vetëm kjo specie, jo të gjitha. Kemi fëmijë për të ushqyer”,-shprehen ata.

“Kemi ngelur me muaj pa punë”/ Peshkatarët e Pogradecit,

Mes toneve të forta, disa prej protestuesve kërkuan edhe ndryshime në drejtimin e shoqatës së peshkimit, duke pretenduar se vendimet e marra nuk përfaqësojnë interesat e tyre. Por nga ana tjetër, kryetari i shoqatës së peshkimit, Adriatik Dokollari, sqaron se nuk bëhet fjalë për ndalim total të aktivitetit. Sipas tij, kufizimet lidhen vetëm me përdorimin e një lloji të caktuar rrjete, i ndaluar me ligj gjatë kësaj periudhe.

“Nuk ka ndalesë peshkimi. Vazhdon për belushkën dhe koranin, ndalohet vetëm për krapin dhe speciet e familjes së krapit. Kriteret dhe mënyra e gjuetisë janë të bazuara në rregulloren e ligjit të peshkimit për ujërat e brendshme, e dalë në vitin 2022”,-thekson Dokollari.

Dokollari explains that from April 20 to July 20, the use of surface nets is prohibited, as during this period the fish are closer to the surface and their use conflicts with legal provisions./CNA





Lajmet e fundit nga