Temperatures up to 26 degrees Celsius / Weather for today
The weather is expected to be clear and partly cloudy. Th...

Bum – bum, të vrava!
M’u kujtua kjo shprehje e fëmijërisë ndërsa pashë vështrimin e zënë në faj të një mami të re në moshë te dyqani i lodrave. Arsyeja: djali i saj, një buçko sybukur rreth katër vjeç, mbante në dorë një revole lodër. E drejtonte andej-këtej duke marrë shenjë dhe shtrak-shtruket e saj të thata i zbukuronte me një bum – bum melodioz dhe i shoqëronte me një buzëqeshje të paqtë.
Filloi që tani ky – tha një kliente buzëhollë. Fajin e kanë këta që i shesin – ia priti një tjetër, me zë të ulët që të mos dëgjonte shitësja se pastaj e “qante” pazarin që kishte në mendje të bënte për kukullën fustanbukur që mbante mbesa në dorë. Apo s’janë dhe të bukura, ngjyra-ngjyra, tamam si të vërteta -u dëgjua një zë tjetër… Pse s’i blen dhe një tanks – vazhdoi duke u tallur.
Mami e re në siklet, deshi t’ia rrëmbente fëmijës koburen nga dora dhe ta fuste në çantë. Por djali e fshehu nga mbrapa dhe filloi të qante.
-Ore, edhe ne paçka se s’kishim pushkë kaq të bukura atëherë, çanim vendin sa të bënim një prej druri dhe të bënim “bum-bum”. Ja më kujtohet… - por nuk e lanë të shkretin të mbaronte. Vështrimet e egra shoqëroheshin edhe me: nuk shikon ç’bëhet? Vrasje gjithandej. Tritol. Armë.
-Po pse, këto lodrat luftarake të fëmijëve ta kenë fajin mo? – pëshpëriti burri duke dalë nga dyqani. Bashkë me të dola dhe unë. E dëgjova të vazhdonte: -Fëmijërinë e kalova në një fshat të largët. Luanim luftash, me revole e pushkë, me partizanë e gjermanë, luanim gjithë ditën dhe i bënim vetë me dru dhe me tela; edhe shkopin e bënim automatik, bënim dhe ca “kërcakëse”. Ato ishin pak të rrezikshme dhe na i merrnin. Them se gjithë fëmijët kështu luajnë. Ta kenë fajin këto lodra për gjithë këtë dhunë?- më tha duke më dhënë dorën.
Çka ndodhi te dyqani i lodrave dhe fjalët e burrit të qetë, më sollën në mend jo vetëm lojërat dhe lodrat e fëmijërisë sime, por edhe më bënë të mendoj dhe të shkruaj diçka. Loja është puna e fëmijës. Sapo i jepet mundësia, ai zhytet në të, qoftë me një rrak-rrake, shkop, veturë, kukull apo lojë elektronike. Loja e rrit fëmijën. Ajo na mëson veten dhe tjetrin. Na bën të pavarur. Na afirmon. Na bën të aftë të zëmë shokë. Të duam dhe të kemi inat. Të përplasemi, të fitojmë dhe humbasim. Të dimë të zotërojmë emocionet.
Duke luajtur, mësojmë të jetojmë si vetë, dhe me të tjerët. Luajmë sipas moshës. Çdo fazë rritje ka lojërat dhe lodrat e saj. Bebe kemi rraken, se ajo na duhet për të drejtuar sytë e veshët, e më pas për të zgjatur duart. Më vonë, top e makinë që t’i ndjekim këmbadoras, “shatra-patra” se na duhet të ecim.
Rreth moshës dy-trevjeçare, pasi JO-ja është bërë e fortë, tani dhe thuhet vend e pa vend, fillojmë të ndihemi më vete dhe më trima. Iku koha kur rrinim sus dhe prindi ishte Perëndi. Po vjen “Uni”. E pikërisht në këtë moshë, djemtë fillojnë e interesohen për armët lodra. Sa zbulojnë se janë si babi, duan t’i shtojnë burrërimit të tyre dhe shpatat, revolet e pushkët. Duan të aftësohen, të mbrojnë e të sulmojnë. Të sulmojnë… kë? Duan të mbrojnë mamanë -thonë disa, atë që e quajnë kështjellën e tyre. Po çne-ja presin ca të tjerë, ajo kala ka kohë që ka rënë në duar të sigurta.
Zaten edhe i vogli, biri i kësaj marrje-kalaje është. E koklavitur kjo punë… Ndoshta, ndaj ne djemtë jemi më të rrezikuar nga çrregullimet e mendjes. Na duhet të “rrokim” armët që në foshnjëri! Cilido të jetë shkaku, duhet ta themi që në fillim se ajo lloj “rrokje” armësh dhe ajo lloj “lufte”, është e mirë. Na ndihmon të nxjerrim jashtë ankthin, stresin, dhunën natyrale. Dhe nuk ka më mirë kur kjo del me gjasme, me të bërë “sikur”, me lojë pra.
Në të kundërt, do majiset aty, do të qelbet dhe do të shpërthejë kur nuk duhet. E kanalizuar që tani, ajo ka brenda anën artistike, shakanë, “sikur”-in e bukur, vajtje-ardhjen nga konkretja tek imagjinarja. Fëmijët dinë më mirë se ne ta dallojnë konkreten nga imagjinarja. Ne të mëdhenjtë, jemi shumë konkretë, e kemi humbur imagjinatën që kur kemi harruar të luajmë. Pra, revolja lodër në duart e fëmijës nuk nxit tek ai dëshirën që nesër të dojë një të vërtetë. Përkundrazi, ta ndalosh atë të luajë me lodra luftarake, i zgjon kërshërinë të vejë drejt tyre kur ato bëjnë vërtet dëm. Dhe jo vetëm kaq, t’i pengosh të luajnë luftash, i bën të tërhequr, pasivë, të bëhen shpejt kurban i tjetrit, të mos kenë dëshirë të konkurrojnë.
Do të rriten me vetëbesim të cunguar. E për pasojë, rrezikohen nga çrregullimet e personalitetit. Por kujdes! Ndryshe ndodh me videolojërat me luftë. Këto po që janë të rrezikshme. Janë shumë afër realitetit dhe ndihmojnë në formimin e një personaliteti të dhunshëm. Superheronjtë e këtyre lojërave nuk janë modele të mira për t’u imituar. Janë shumë të dhunshëm dhe maço. Është më i mirë modeli i policit që kap të keqin.
Duhet të dimë që fëmijët kanë nevojë për këto lloj lojërash e lodrash. Por ne, nuk duhet t’i nxisim të luajnë me to e për më tepër, t’u blejmë të tilla, të shtrenjta e të sofistikuara. Imagjinatën e fëmijës e nxit më shumë një lodër e thjeshtë. Nëse ju merr nishan e bën bum-bum, tregojini me lezet që nishanin ta marrë vetëm poshtë, te këmbët dhe mos u përzieni në lojën e tij. Qëndroni në konkreten dhe jepini të kuptojë që kjo lojë nuk ju pëlqen shumë. Me vëllanë e me shokët po, të luajë sa të dojë.
Ia theva pistoletën prej kauçuku, kur dëgjova për këto tritolet e fundit – më thoshte një prind. – Gabim shumë, i thashë. Shko bliji një tjetër dhe kërkoji falje. U mendova mirë - thuaji, kjo është një lodër. Nuk është nga ato të vërtetat që vrasin e bëjnë keq.
Dhe sidomos, nuk duhet të na mungojnë fjalët. Që ai ta kuptojë që i vogël se dhuna kot është veti e budallait. Ka shumë mënyra të jesh i pari e të jesh i respektuar. Po shokët? Duhen përballuar ata? Patjetër, por me akrobaci fizike e fjalë. Qëndrime dinake në kuptimin e humorit. Bashkë me dëshirën për këto lojëra e lodra, tregojini me lezet se nuk të duhet koburja në brez që të jesh i respektuar. Ka shumë mënyra të tregosh se je i fortë. Është pikërisht momenti t’i tregojmë se nëse nuk jemi dakord me dikë, llogaritë lahen me fjalë.
Nga Spiro Saqellari, logoped
The weather is expected to be clear and partly cloudy. Th...
In today's society, influenced by social media, the lure o...
At 03:00 this morning the clock changed. The clocks went ...
Our country will continue to be affected by stable atm...
On Sunday, October 27, the time changes. Scorpio will go b...
In these last days of autumn, the beaches of Albania conti...
This weekend, our country will continue to be affected by ...
Alternations of clear skies and frequent clouds will preva...
Today our country will have stable atmospheric conditions ...
A World Bank comparison of countries in the ECA Region (co...
Even for today, our country will be affected by stable atm...
On Wednesday, our country will be affected by stable atmos...
Our country will be affected by stable atmospheric conditi...
Our country will be affected by stable atmospheric con...
Sunday will be under the influence of stable weather c...
For the period January-August, the number of patients trea...
In the last two decades, it has not been difficult to see ...
This Saturday is expected to be affected by relatively...
Saturday is expected to be affected by relatively unst...
The Military Meteorological Service announced that on Frid...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...