web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

50 years part of the poetic world/ The great poet from Korça, Skënder Rusi celebrates his 70th birthday

2022-07-16 16:21:00, Sociale CNA
50 years part of the poetic world/ The great poet from Korça,
Skander Rusi

"I live in a heart-shaped city, where guitars are taken at night! Where boys don't sit around without winking, and girls like to be teased!”

Sapo i dëgjon këto vargje, menjëherë kujton autorin e tyre, poetin lirik Skënder Rusi, i cili ka festuar 70 vjetorin e tij të lindjes. Korça krenohet me këtë poet, e jo vetëm ky qytet, por e gjithë Shqipëria, si edhe lexuesit fanatikë të poezisë. Skënder Rusi nuk ka rreshtur së krijuari poezi për Korçën e tij, e në nder të 70 vjetorit, u organizua një mbrëmje poetike ku familjarë, të afërm, miq dhe artistë me plot emocione kanë interpretuar disa krijime të Skënderit.

Kjo mbrëmje poetike, e shoqëruar me këngë dhe serenata nga Laxarela e Vaskë Niço, u mbajt në amjentet e restorant Liceut, ku njerëzit më të afërt të poetit e kanë uruar me rastin e përvjetorit të tij.

Për djalin e Skënderit, Eris Rusi, kjo mbrëmje nuk është vetëm festë e babait të tij, por e gjithë qytetit të Korçës.

“Kjo ditë është festë jo vetëm e jetës fizike të Skënderit por edhe e jetës poetike të tij. Ai ka mbi gjysëm shekulli, më tepër se 50 vjet që është pjesë e botës poetike, ku ka arritur të krijojë fije të panumërta komunikimi me lexues brenda dhe jashtë vendit. Të gjithë të pranishmit në këtë mbrëmje poetike, kanë lexuar të paktën 1 vëllim poetik,dhe në këtë mbrëmje do të ndjehen ndryshe sepse besoj që poezia e Skënder Rusit do të ndryshojë gjëndjen emocionale të secilit prej nesh. Është një poezi ku mishërohet e mira, e bukura, dhe ku është gjithmonë e mundur të gjenden pikëtakime me mistiken. Tek çdo prind shihet modeli, ne shihemi përballë një pasqyre dhe të vlerësojmë cilësitë e trashëguara. Për mua si djali I Skënder Rusit, është e gjitha emocion sepse vetë babai im është emocion.”

50 years part of the poetic world/ The great poet from Korça,
Eris Rusi

Për miqtë e tij të përhershëm si Zamira Kita dhe Ligoraq Riza, Skënderi i ka dhuruar vlera artistike jo vetëm zonës së Korçës por gjithë Shqipërisë.

“Sot është një ditë shumë e veçantë, dhe nuk është thjesht një natë poetike por një festë e të gjithëve, jo vetëm e Skënderit. Skënderi është shpirti, dashuria, gjithë jetën e tij e ka dëshmuar këtë gjë pa rezerva, dhe sot është rasti që ne t’ia kthejmë. Na pëlqen që edhe kur mblidhemi për festa të tjera ne të recitojmë poezi, dhe jo më kur mblidhemi t’I urojmë Skënder Rusit 70 vjetorin. Unë e uroj me zemër të bëhet 170 vjeç, të ketë vazhdimisht krijimtari të bukur, me shëndet e me njerëzit e dashur që nuk janë vetëm familja por e gjithë Korça dhe adhuruesit e poezisë.” – është shprehur aktorja Zamira Kita.

50 years part of the poetic world/ The great poet from Korça,
Zamira Kita

“Është një kënaqësi shumë e madhe që unë sot jam në kremtimin e 70 vjetorit të mikut tim, poetit, lirikut të madh shqiptar Skënder Rusi. Kam patur fatin ta njoh shumë herët, jo vetëm përmes veprës së tij brilante, dhe mendoj se do të duhen shumë vite që Korçës ti vijë një poet si ai. Ai nuk është thjesht një poet që i takon Korçës, sigurisht ka thurrur himne qytetit, serenatave, dashurisë, dashurisë për jetën, një poet me një ndjesi të rralle dhe i dashur në marrëdhënie me të gjithë njerëzit. Ai është poet i gjithë shqiptarisë. Janë të rrallë ata poetë që kanë shkruar kaq bukur, kaq ëmbël e kaq me madhështi për vendin e tyre, për dashurinë e për jetën.” – ka thënë miku i tij, aktori i madh Ligoraq Riza.

50 years part of the poetic world/ The great poet from Korça,
Ligoraq Riza

Songs and various greetings through his poems became part of the evening, as he was surrounded by dozens of congratulations and gifts. Poet Skënder Rusi has over 25 volumes of poems, which focus on love, serenades, the city of Korça and more. /CNA.al





Lajmet e fundit nga