web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga zjarret/ Parashikohet rrezik i lartë në disa qarqe

2022-07-12 08:42:00, Sociale CNA
Situata nga zjarret/ Parashikohet rrezik i lartë në disa qarqe
Foto ilustruese

Stina e verës shoqërohet gjithmonë me vatra zjarri, që shkaktohen nga pakujdesia e qytetarëve, por edhe nga temperaturat e nxehta.

Ditën e sotme pritet niveli rrezik “i moderuar’’ në të gjitha qarqet e vendit.

Në disa prej qarqeve, pritet rrezik “i lartë” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër, qarku Lezhë, qarku Tiranë, qarku Fier dhe qarku Vlorë.

Instituti i Gjeoshkencave parashikon rrezik më të ulët të zjarreve se ditën e djeshme./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga