web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

The woodcarving master in Pogradec, between his profession as an imaging technician and his passion for woodcarving

2022-07-10 15:51:00, Sociale CNA
The woodcarving master in Pogradec, between his profession as an imaging
Ilir Basho

In addition to the picturesque nature that we encounter in the lake city, the added values ??of this city are the artisans who continue their passions in addition to the profession they have chosen during their lives.

CNA.al has visited the workshop of Ilir Basho, the woodcarving master for 40 years. A passion inherited as his father was known as a master joiner and his brother a very good sculptor. Ilir Basho, young at that time, started working passionately on small wooden jewelry boxes with interesting motifs, which he still remembers as one of his first works.

“Unë nuk kam bërë shkollë arti, është një pasion i lindur nga dëshira. Ky pasion i imi rrjedh nga trashëgimia familjare pasi babai im ka qenë mjeshtër mobilier, vëllai ka qenë skulptor. Në fillim gdhendja objekte të vogla, pastaj relieve e më të mëdha. Kutia e parë që kam gdhendur është një kuti bizhuterish, një gjë e thjeshtë për të filluar artin e gdhendjes.”

Basho na tregon se në vitet 1990 pas rënies së diktaturës dhe hapjes së institucioneve fetare, për 10 vite familja Basho filloi të punonte në gdhendjen e ikonostaseve të kishave, të cilat janë 5 të tilla në Pogradec dhe Durrës.

“Ikonostasin e parë e kemi bërë atë të “Fjetjes së Shën Mërisë” në Pogradec, më pas kemi gdhendur dy ikonostase në Durrës, në Akademinë Teologjike dhe në Kishën e Popullit. Po ashtu kemi realizuar edhe gdhendjen e ikonostasit të kishës Ngjallja në Pogradec, dhe së fundmi atë të Katedrales së Durrësit, të Apostull Pavlit, rreth 55 metër katror gdhëndje dhe mendoj se është më i miri nga ato që kemi realizuar.

The woodcarving master in Pogradec, between his profession as an imaging
Punime nga Ilir Basho

Tematika të ndryshme dhe interesante janë ato të gdhendura nga mjeshtri Basho të cilat lidhen me Pogradecin, qytetin ku ka lindur dhe është rritur, motivet e peshkut, liqenin, zogjtë dhe verën tradicionale të kësaj zone. Por edhe gdhendja kërkon teknikë, e po ashtu dru cilësor për të arritur një punim të mirë. Si shembull Basho merr drurin e  panjës, gështenjë dhe arrës por ky i fundit është i vështirë për tu gjetur dhe ka një kosto tepër të lartë.

“Duhet të kesh pak shpirt artisti për të kuptuar vlerën e gdhëndjes. Motivet e para që realizuam janë motive florale. Pogradeci është shumë i apasionuar pas verës, edhe tematika e rrushit është ndër më kryesoret. Po ashtu edhe peshku Koran, që preferohet edhe nga bizneset. Ne kemi punuar në disa lloje drurësh por kryesori është druri i panjës pasi është dru i bardhë dhe punimi del i bukur dhe i pastër. Edhe ikonostaset i kemi gdhendur në dru panje. Edhe druri i arrës është dru shumë i bukur, shumë i fortë dhe rezistent por vështirë për tu gjetur, po ashtu edhe i shtrenjtë.”

The woodcarving master in Pogradec, between his profession as an imaging
Punime nga Ilir Basho

Basho punon si teknik imazherie në Spitalin e Pogradecit prej 35 vitesh, por sapo përfundon punën e sheh të shkojë menjëher ne punishte per të nisur një gdhendje. Ai trishtohet kur thotë se të rinjtë kanë humbur pas teknologjisë duke lënë pas dore profesione kaq të lashta.

“Punimet artizanale sa vjen dhe koha po i sfumon. Ka dalë teknologjia, të rinjtë shkojnë pas profesioneve që i kërkon koha. Për ne duket si diçka arkaike por për ne është pjesë e pasionit. Kur njeriu kërkon të shpërthejë nga ana shpirtërore, unë personalisht e kam gjetur në gdhendjen e drurit. Unë punoj çdo ditë rreth 4 orë pasdite, pasi pjesën e parë të ditës e kaloj në profesioni në spital, ndërsa çlodhjen e gjej tek pasioni i drugdhendjes.”

The woodcarving master in Pogradec, between his profession as an imaging
Punime nga Ilir Basho

Në familjen Basho, Iliri është trashëgimtari i fundit i cili vazhdon me pasion artin e të gdhendurit në dru.

Address: Ward 1, Street "10 Martyrs of Pojska", Pogradec. Contact: 0674691400

 

 





Lajmet e fundit nga