Do you have an iron deficiency? 3 symptoms that indicate it
Iron deficiency is a very common condition, caused by low ...

Paraardhësit tanë, gjuetar-mbledhësit e hershëm, përballeshin dikur me periudha të gjata agjërimi. Qasja e tyre tek ushqimi mbështetej tek gjuetia e suksesshme, peshkimi dhe disponueshmëria e bimëve të egra.
Me kalimin e kohës, zhvillimi i bujqësisë moderne dhe kalimi tek shoqëritë e industrializuara, i ndryshuan modelet tona të rregullta të të ngrënit. Kjo solli zhvendosjen e kohës kur darkojmë për t’iu përshtatur orareve të punës. Me një qasje tek ushqimi i bollshëm, ne sot përjetojmë rrallëherë periudha të zgjatura agjërimi, përveç rasteve të humbjes së vullnetshme të peshës apo praktikave fetare.
Madje sot është më se i zakonshëm konsumimi i 4 ose më shumë vakteve në ditë, me më shumë kalori të konsumuara në orët e mbrëmjes. Po ashtu, është e zakonshme ngrënia e shpeshtë në një hapësire kohore prej rreth 15 orësh. Megjithatë, studimet tregojnë gjithnjë e më shumë se shëndeti ynë nuk ndikohet vetëm nga ajo çfarë dhe sa hamë, por edhe kur hamë.
Po çfarë do të thotë kjo për caktimin e vakteve? Dhe a mund të ndihmojë agjërimi me ndërprerje?
Ora e trupit tonë kontrollon më shumë sesa vetëm gjumin tonë
Kohëmatësi ynë i brendshëm biologjik, ose siç njihet ndryshe ora cirkadiane, rregullon shumë aspekte të fiziologjisë dhe sjelljes sonë. Ai na udhëzon të jemi zgjuar dhe aktivë gjatë ditës, dhe të pushojmë dhe të flemë gjatë natës. Por na tregon gjithashtu edhe kohën më të mirë se kur duhet të ushqehemi.
Trupi ynë është biologjikisht i përgatitur për të ngrënë gjatë ditës. Tretja e ushqimit, marrja e lëndëve ushqyese dhe metabolizmi i energjisë, është optimizuar që të ndodhë kur supozohet të jemi aktivë dhe hamë. Dhe çdo lloj veprimi kundër kësaj faze të paracaktuar, duke ngrënë rregullisht në kohën kur duhet të flemë dhe agjërojmë, mund t’i komprometojë këto procese dhe të ndikojë në shëndetin tonë.
Modelet e çrregullta të të ngrënit, përfshirë vaktet e natës së vonë, janë të lidhura me shtimin në peshë dhe me një rrezik më të madh të sëmundjeve metabolike. Për shembull njerëzit që punojnë në mbrëmje, natën ose me turne, janë më të rrezikuar nga obeziteti, sëmundjet e zemrës dhe diabetit. Megjithatë adoptimi i një modeli të të ushqyerit që përputhet me ritmin tonë cirkadian mund t’i zvogëlojë këto rreziqe.
A mund të ndihmojë agjërimi me ndërprerje?
Ndërhyrjet tek dietat ushqimore, fokusohen gjithnjë e më shumë jo vetëm tek “çfarë” hamë por edhe koha “kur” hamë. Agjërimi me ndërprerje, është një mënyrë për të kufizuar kohën dhe jo përmbajtjen e asaj që hamë. Ekzistojnë disa lloje agjërimi, njëra prej të cilave është ushqimi me kohë të kufizuar. Kjo do të thotë që të hamë çdo ditë të gjitha kaloritë tona në një interval të vazhdueshëm 8 deri në 12 orë, ose edhe më të shkurtër.
Por a mbështetet tek provat?
Shumica e asaj që dimë sot për agjërimin me ndërprerje dhe ngrënien me kohë të kufizuar, vjen nga studimet mbi minjtë, që tregojnë një humbje të jashtëzakonshme në peshë dhe përfitime të përgjithshme shëndetësore të lidhura me këto lloj ndërhyrjesh dietike.
Megjithatë, disa aspekte të fiziologjisë së miut, mund të jenë të ndryshme nga njerëzit. Dihet që minjtë hanë më shpesh se njerëzit. Dhe një periudhë e shkurtër agjërimi, ka një ndikim më të rëndësishëm fiziologjik tek ata. Kështu, një ditë agjërimi tek minjtë, çon në një humbje prej 10 për qind të peshës së tyre trupore.
Për të arritur rezultate të ngjashme, njerëzit duhet të agjërojnë për 14 ditë. Dhe kjo e bën më të komplikuar një përkthim të drejtpërdrejtë të kësaj praktike nga minjtë tek njerëzit. Ndërsa përfitimet shëndetësore të agjërimit me ndërprerje dhe ngrënies me kohë të kufizuar janë vërejtur edhe tek njerëzit, gjetjet e studimeve në lidhje me humbjen e peshës janë më pak të qarta.
Të dhënat aktuale, sugjerojnë vetëm një rënie modeste në peshë tek njerëzit që i nënshtrohen këtyre regjimeve dietike, kur krahasohen me dietat e kufizuara në kalori. Nxjerrja e përfundimeve tek njerëzit mund të jetë më e vështirë, për shkak të madhësive të vogla të mostrës dhe dallimeve individuale në metabolizëm, variacioneve në strukturën e studimit (siç është përdorimi i protokolleve të ndryshme dhe kohëzgjatja e ndryshme e kufizimit të ushqimit) dhe faktin që pjesëmarrësit që nuk respektojnë udhëzimet e tyre.
Përfitimet shëndetësore mund të vijnë për shkak të konsumimit të më pak kalorive
Shumica e studimeve mbi përfitimet shëndetësore të ngrënies së kufizuar në kohë ose agjërimit me ndërprerje, kanë zbuluar gjithashtu se këto dieta shoqëroheshin nga kufizimi i kalorive:reduktimi i kohës së qasjes tek ushqimi, i bën njerëzit të hanë më pak.
Studimet që kontrollonin marrjen e kalorive nuk zbuluan më shumë përfitime të agjërimit me ndërprerje sesa vetëm kufizimi i kalorive. Humbja e peshës dhe përfitimet shëndetësore të vërejtura tek agjërimi me ndërprerje, ka të ngjarë t’i atribuohen reduktimit të vazhdueshëm të marrjes së kalorive. Gjetje të ngjashme janë raportuar për ushqimin me kohë të kufizuar.
Përfitimet nga ndjekja e orës së trupit tonë
Megjithatë, ushqimi i kufizuar në kohë ofron përfitime shëndetësore shtesë. Për shembull përmirëson metabolizimin e glukozës dhe presionin e gjakut, edhe pa pasur dallime në marrjen e kalorive, veçanërisht kur kufizohet në pjesën e hershme të ditës (pra kur hani për 6 orë herë pas here, deri në orën 15.00).
Kufizimi i marrjes së ushqimit gjatë ditës për ata që punojnë me turne mund të lehtësojë ndryshimet metabolike të shkaktuara nga kjo lloj pune. Ndërkohë, ky efekt nuk vërehet kur marrja e ushqimit është e kufizuar në mbrëmje.
Një ide është se konsumimi i hershëm i ushqimit, në përputhje me ritmin tonë cirkadian, ndihmon në sinkronizimin e orës sonë cirkadiane. Kjo gjë rikthen ritmin e sistemit tonë nervor autonom, i cili rregullon funksionet thelbësore si frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës, për ta mbajtur fiziologjinë tonë të “akorduar” siç duhet, gjë që është parë tek eksperimentet me minjtë.
Ndërsa ka ende shumë për të mësuar nga kërkimet në këtë fushë, të dhënat e deritanishme sugjerojnë se për të ruajtur një peshë të shëndetshme dhe një mirëqenie fizike të përgjithshme optimale, synoni që të konsumoni vakte të rregullta, me vlera ushqyese gjatë ditës, duke shmangur ngrënien natën vonë dhe ushqimet e shpeshta./ Përshtatur nga CNA
Iron deficiency is a very common condition, caused by low ...
It may be called the "golden age", but 1 in 2 people aged ...
The head of the National Emergency Center, Skënder Brataj,...
Depression affects about 5% of the world's adult populatio...
Health experts have thought that when severe spinal cord i...
Sipas një studimi të ri, një bimë tropikale vendase në Kin...
A new study says that walking 4,000 steps a day reduce...
Microplastics used in food packaging and paints have been ...
Improving your diet lowers the risk of certain diseases, b...
Hair growth is a problem in itself for many girls and boys...
Kidney stones are quite problematic. They cause pain, vomi...
Heart attack, this heavy word that we are hearing more and...
Less than 5,000 steps a day is enough to maintain good...
Eating fried foods can have a negative impact on mental he...
When it comes to diets and having a healthy physique, Kore...
The state of anxiety is the result of many influences. Als...
Maintain priorities For many people in the summer there a...
Technology plays an important role in healthcare. Even art...
Researchers have been conducting research into the biologi...
We all like vacations, picnics, eating out, etc., but not ...
There have been 12 days of protests in the capital, which ...
Dritan Prençi is the SPAK prosecutor who is sleeping on th...
The in-depth investigations that SPAK conducted into Ajola...
SPAK's standards, the way it investigates, how it secures ...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
New details have emerged regarding the serious accident th...
An Albanian businessman was arrested this afternoon in Gre...
A serious accident has occurred on the Korça-Ersekë axis, ...
Today our country will be affected by stable weather condi...
A tragic accident occurred this Friday afternoon in Kameni...
Today our country will be affected by unstable weather con...
On Thursday, our country will be affected by relatively un...
Switzerland will head to the polls this Sunday to decide o...
Good news for those who fly: After years of negotiations, ...
It took more than two years, but now the EU can begin acce...
US President Donald Trump announced that the US military h...
Several archaeological excavations conducted during this s...
At the Museum of Fine Arts in Chambéry, France, an exhibit...
Korça has transformed this weekend into the capital of cel...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
The labor market is facing increasing polarization where w...
This Saturday, one US dollar is bought for 81.5 lek and so...
The Governor of the Bank of Albania, Gent Sejko, shared to...
Business lending has increased in the first half of this y...