web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Siguria në plazhet e Pogradecit/ Përcaktohet hapësira për mjetet lundruese dhe pushuesit

2025-06-23 12:32:00, Qyteti im CNA

Me nisjen e sezonit turistik veror, autoritetet vendore në Pogradec kanë shtuar ndjeshëm masat për garantimin e sigurisë në zonat e plazhit dhe në hapësirat ujore të liqenit të Ohrit. Fokus i veçantë këtë vit janë marrëdhëniet me pushuesit dhe parandalimi i incidenteve që lidhen me përdorimin e mjeteve lundruese me motor, të cilat përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë e banorëve dhe turistëve.

Policia kufitare ka intensifikuar kontrollet dhe patrullimet, jo vetëm në ujë, por edhe nga toka. Për herë të parë këtë sezon janë vënë në funksion dronë vëzhgimi që ndihmojnë në monitorimin më të plotë të lëvizjeve në liqen dhe reagimin në kohë reale në rast nevoje.

Në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera të sigurisë, Bashkia e Pogradecit ka ndërmarrë masa konkrete për të ndarë qartë zonat e pushimit nga ato të lundrimit. Janë vendosur bova sinjalizuese përgjatë gjithë bregut, ndërkohë që në plazhet publike janë angazhuar roje shpëtimi, ndërsa për subjektet private është kërkuar zbatimi i kritereve të vendosura në lejet e operimit.

 

"Bashkia e Pogradecit prej disa vitesh ka marrë komplet sigurinë e plazheve publike në të gjithë zonën. Kemi vendosur rrethimet, bovat e thellësisë, ku mund të shkojnë pushuesit me not. Kemi vendosur rojet e plazhit në plazhet kryesore të qytetit të Pogradecit. Deri tani rezulton që jemi në fazat e fundit të kësaj përgatitje, pasi do vendosim edhe çadrat por për shkak se sivjet do vendosim çadra të reja për shkak të amortizimit të çadrave të mëparshme, javës që vjen do fillojë vendosja e tyre pasi Pogradeci e ka pak të vonë plazhin dhe do të jemi gati për të gjithë sezonin. Deri tani nuk kemi patur probleme pasi edhe vitin e kaluar ka qenë vetëm një subjekt që ka patur mjete të motorrit të ujit por këtë vit ende nuk kemi kërkesa për to, gjithsesi vendbazimi për motorët e ujit është bërë gati, rrethimet ku ata do të kalojnë, korridoret hyrëse dhe dalëse janë gati, gjithashtu edhe për varkat me pedalina. Ne kemi ngritur grupin e task forcës që përbëhet nga policia kufitare, policia e rendit, ajo bashkiake dhe inspektorë të taksave të cilët kanë filluar monitorimet pasi tani janë vendosur plazhet publike dhe ne do vazhdojmë me sigurinë e tyre edhe për vrojtues edhe për të gjitha pikat që kërkon siguria e pushuesve në plazh. Deri tani ne i kemi monitoruar dhe nuk kemi asnjë subjekt privat që ka kaluar në plazhin publik. Për shkak të afërsisë me njëri tjetrin, ata kanë respektuar sipërfaqet e metrave katrorë që ata kanë", deklaroi anëtarja e Task Forcës në Bashkinë Pogradec, Enjela Karafili.

 

The measures are part of an integrated security plan that will remain active throughout the season. Emergency cases will be handled with immediate response from the relevant structures, as happened just a few days ago, when the border police rescued two fishermen in danger from a sudden storm.

Monitoring will continue throughout the Albanian lake line until the end of the season. Institutions call on vacationers to respect the rules and cooperate with the authorities to guarantee a peaceful and safe summer for everyone./ CNA





Lajmet e fundit nga