web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history and vision for a tourist municipality

2026-07-23 14:36:00, Qyteti im CNA

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history

This time, CNA TV travels to the Municipality of Maliq, a territory with history, traditions, natural resources and great development potential. In this special, we will focus on the investments that have changed the face of the municipality over the years, the projects that are being implemented, the villages with tourist potential, the development of agriculture, the daily challenges and the vision for the future. Through an extended interview with the Mayor of Maliq, Gëzim Topçiu, we will bring a complete overview of the work of the institution, but also of the transformation of one of the largest municipalities in the southeast of the country.

At the beginning of the conversation, the mayor thanked CNA for its interest in the work of the municipality, emphasizing the importance of informing citizens and transparency for every project and investment that is implemented. According to him, the media is the bridge between the institution and the community, so cooperation with journalists remains an important element in making the daily work of the administration public.

"I thank you for becoming part of our work, our daily activity. Maybe you will fire us, but in fact this is also necessary. The citizens and the community must know what is being done, what is happening, where we are. And of course, out of respect for the media, of course, your television, I am open to any questions, about what you think and the purpose of this interview ," the mayor said.

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history

Being the only mayor of a municipality in Albania to have won the trust of citizens for seven consecutive terms is a record in itself. But for Gëzim Topçiu, this is not a reason for personal pride, but above all a great responsibility. He says that each term has been a new test in front of citizens, who do not judge promises, but concrete work and achieved results. According to him, the continuous support he has received over the years is proof that citizens know how to appreciate work, regardless of political beliefs.

"Në fakt është përgjegjësi. Patjetër, nga një mandat tek tjetri, njeriu duhet të mendojë çfarë ka bërë, çfarë nuk ka realizuar. Se në fund të fundit, do vesh të ballafaqohesh nesër me njerëzit. E patjetër nuk është kaq e thjeshtë sa ç'duket se numër mandatesh është një fjalë goje, por kjo përmban brenda gjithë punën voluminoze, të cilën një bashki, një titullar, një kryetar bashkie do të realizojë vit pas viti, pasi njerëzit nesër do të thonë atë çfarë u ke premtuar, çfarë u ke bërë. Do ta saktësoj, shtatë mandate, po të marrim pjesën e mandateve që unë kam mbyllur si Bashki e Maliqit, e vogla të themi. Flasim për një bashki të vogël, në njerëz, në territor, me rreth 8 mijë banorë dhe aty është pjesa më e madhe. Kurse tre mandatet e tjera janë të Bashkisë së Madhe, e cila ka më shumë halle, më shumë probleme. Edhe po të bëjmë një lidhje, në momentin e parë që unë kam kandiduar, kanë qenë nga shtatë njësitë administrative që i bashkoheshin Maliqit, pesë drejtoheshin nga të djathtët. Edhe në ato zgjedhje, çuditërisht njerëzit votuan një njeri i cili i kishte dhënë rezultate në bashkinë e vogël, dhe të shtatë njësitë votuan për mua dhe për subjektin që unë përfaqësoja. Dhe kjo nuk është kaq e thjeshtë për të thënë që njerëzit nuk dinë. Jo, nuk është e vërtetë. Njerëzit janë aq të zgjuar sa dinë ta vlerësojnë punën, dinë ta vlerësojnë marrëdhënien dhe patjetër që me ta duhet të komunikosh çdo ditë", tha Topçiu.

Pas shtatë mandatesh në drejtimin e bashkisë, pyetja nëse do të vazhdojë të jetë sërish në krye të Maliqit mbetet e hapur. Për Gëzim Topçiun, vendimmarrja nuk lidhet me ambicien personale, por me bilancin e punës së bërë dhe me gjykimin e qytetarëve.

Ai thotë se çdo ditë pune e ka konsideruar si një mandat të ri, duke u fokusuar te përgjegjësitë që sjell administrimi i një bashkie me 81 fshatra dhe dhjetëra problematika që kërkojnë zgjidhje të përditshme. Sipas tij, drejtimi i një bashkie nuk matet vetëm me investimet, por edhe me mënyrën se si funksionon administrata dhe sa pranë qytetarëve arrin të jetë ajo.

"Unë në momentin kur kam kandiduar ose kur kam filluar punën si kryetar bashkie, i kam hyrë  asaj pune me idenë që do të vazhdoja të isha kryetar bashkie dhe unë punën e shikoj çdo ditë sikur do të jem nesër, do të jem pasnesër. Por kjo nuk varet nga mua. Në fakt, ngarkesa e punës është e përditshme, jo pse unë ndjej lodhje për të punuar, por në fakt çdo drejtues, edhe një kryetar bashkie, duhet të jetë i përgjegjshëm në atë çfarë ka arritur, çfarë duhet të realizojë, a i ka arritur mirë, ku janë defektet e punës së tij dhe s'mund të thuhet që "po, unë do të vazhdoj" me një të fjalë të gojës. Në njëfarë mënyre kjo është një analizë që duhet t'i bëhet punës, qytetit, të gjithë aktivitetit jo vetëm tim personal, por të gjithë administratës së bashkisë. Në njëfarë mënyre është edhe filozofia ime e vërtetë, se normalisht unë mund ta pres mirë një qytetar, mund t'ia zgjidh problemin, por këtë punë duhet ta bëjë çdokush prej tyre. Pasi në njëfarë mënyre ata njohin titullarin, njohin bashkinë dhe do të zgjidhet çdo hall e çdo problem. Ndaj edhe kjo, kthimi i kësaj pyetje që më bëtë, nuk është me një "po" ose me një "jo". Unë kam përmbushur shumë objektiva të mia, të cilat ndjehem mirë kur shikoj një qytet të pastër, një qytet të formalizuar, një qytet ku nuk ke ndërtime pa leje, në kuptimin vend e pa vend dhe që mund ta kesh shkatërruar, pasi do të ishte përgjegjësia ime në qoftë se do ta kisha lejuar.  E në fund të fundit a ka halle? Po patjetër, probleme sa të duash, gjithandej. Pasi flasim për 81 fshatra, të cilët duhet t'i menaxhosh, duhet t'u zgjidhësh problemet, duhet t'u çosh ujin e pijshëm, ndriçimin rrugor, kanalizimet. Gjithë problematikat përmblidhen në një godinë edhe patjetër që përgjegjësia ime është shumë e madhe në kuptimin se si do t'i zgjidh ato", shprehet ai.

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history

Investimet e realizuara ndër vite janë një nga pikat ku kryebashkiaku ndalet më gjatë. Ai shprehet se ndryshimi mes Maliqit të dikurshëm dhe atij të sotëm është i dukshëm në çdo njësi administrative, ndërsa thekson se nuk dëshiron të bëjë krahasime me drejtuesit e mëparshëm, pasi çdo periudhë ka pasur mundësitë dhe sfidat e veta. Megjithatë, sipas tij, rezultatet e arritura në infrastrukturë janë të prekshme, duke nisur nga rrugët e brendshme të fshatrave e deri te investimet bazë që kanë përmirësuar jetën e komuniteteve.

"Investimet janë të konsiderueshme, nuk kanë të krahasuar. Unë nuk kam qejf të përdor një nivel krahasimi me ish-kolegët e mi, ish-kryetarë komunash për 100 arsye, mungesë fondesh, koha ka ecur, buxhetet janë rritur por në fund të fundit, mund të shpjegoj që edhe komunat, ish-komunat që kanë qenë, nuk flitej për asfaltimet e rrugëve të brendshme po themi në një fshat. Kurse sot që flasim, unë kam asfaltuar 4, 5, 6 rrugë në çdo fshat. Po themi për pjesën urbane, pjesa malore pastaj është pak më ndryshe, pasi aty ka lëvizje të njerëzve dhe shpenzimet nuk mund të realizosh asfalt në këto, po megjithatë, ne prapë kemi parë pjesën bazike", tregon Topçiu.

Përveç infrastrukturës rrugore, një pjesë e rëndësishme e investimeve është përqendruar te shërbimet bazë. Uji i pijshëm, ndriçimi publik, pastrimi dhe menaxhimi i mbetjeve janë ndër prioritetet që, sipas Topçiut, kanë sjellë ndryshime konkrete në dhjetëra fshatra të bashkisë. Ai veçon faktin se shumë zona, të cilat për dekada nuk kishin pasur furnizim të pandërprerë me ujë, sot e gëzojnë këtë shërbim gjatë gjithë ditës.

"Kemi ujin e pijshëm, ndriçimin publik, sistemimin, heqjen e mbetjeve e të tjera e të tjera. Por, ka ndryshim patjetër. Kemi gjithë ato zona, rreth 30 fshatra, të cilat kanë ujë 24 orë. Të cilat do të thuash si mund të flitet në 2026 edhe për këtë? Jetojmë në Shqipëri dhe edhe ky është një element shumë i matshëm. Kemi fshatra të cilët nuk kanë pasur ndonjëherë ujë 24 orë gjatë gjithë jetës së tyre, siç mund të jetë Podgoria, Ormani, Rrëmbeci, Kreshpanji, fshatra në pjesën e njësisë administrative Pirg, domethënë numri i tyre është i madh. Dhe patjetër që i kanë efektet tona duke u thënë që nuk e kini patur, ja u kemi realizuar, edhe pse e kemi detyrë. Nuk është se kemi bërë ndonjë gjë të madhe, po ndodh që mund ta kesh detyrë dhe nuk e realizon", tha Topçiu.

Për kryebashkiakun, investimet nuk do të kishin të njëjtën vlerë pa një marrëdhënie të drejtë dhe të vazhdueshme me qytetarët. Ai e konsideron komunikimin, respektin dhe gatishmërinë për të dëgjuar problemet si elementë po aq të rëndësishëm sa projektet infrastrukturore. Sipas tij, edhe kur një kërkesë nuk mund të marrë zgjidhje, qytetari meriton një përgjigje të sinqertë dhe një shpjegim të qartë.

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history

"E patjetër që marrëdhënia me qytetarët është A-ja e çdo gjëje. Unë ndaj edhe e preka pak më parë, ka nga ata banorë, nga ata qytetarë, të cilët të parën duan respektin. Duhet t'i presësh, duhet t'i respektosh, duhet ta dëgjosh, t'ia shpjegosh, edhe mund të mos ia realizosh, mund të mos ia mbyllësh një problem por duhet t'ia sqarosh që kaq varet prej nesh, kaq nuk varet. Në qoftë se edhe kjo s'bëhet, atëherë se kjo s'do as fonde, po do vetëm angazhim, do respekt ndaj atij që të ka votuar”, tha ai.

Topçiu ndan edhe një episod që, sipas tij, tregon më së miri raportin mes një drejtuesi vendor dhe qytetarëve. Një telefonatë e marrë në një pasdite të diele i kujton se detyra e një kryetari bashkie nuk njeh orar apo ditë pushimi, ashtu si edhe besimi që qytetarët i japin me votën e tyre shoqërohet me pritshmëri të vazhdueshme.

"Mund të të them një gjë të bukur? Më merr një qytetar një ditë e diel. Ishte ora 7:00 e darkës. I them 'Ka rënë zjarri, ç'ne në këtë orë? Sot është e diel, është ditë pushimi.' Më tha: 'Edhe ti të dielën më more që unë duhet të vija të votoja.'. Kështu që, janë ato momente pikante që njerëzit janë shumë të drejtpërdrejtë edhe ne duhet të jemi të tillë me ta", u shpreh kryebashkiaku.

Një nga investimet që ka ndryshuar ndjeshëm qendrën e Maliqit është rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës, një ndër godinat më të rëndësishme dhe më simbolike të qytetit. Pas dëmtimeve të mëdha që pësoi nga zjarri disa vite më parë, godina që dikur ishte zemra e jetës artistike dhe kulturore mbeti për një kohë jashtë funksionit.

Sot, falë një investimi të përbashkët të Bashkisë Maliq, qeverisë shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Qendra Kulturore Komunitare "Dhimitër Orgocka" po rikthehet në identitetin e tij, si një qendër moderne ku do të zhvillohen aktivitete artistike, kulturore dhe sociale. Kryebashkiaku Gëzim Topçiu e konsideron këtë projekt një nga ndërhyrjet më të rëndësishme të viteve të fundit, jo vetëm për vlerën financiare, por edhe për simbolikën që mbart për qytetin.

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history

"Po në fakt ka vite që ne kërkojmë ta çojmë atje ku e meriton. Në fakt, për të qenë i sinqertë, është bërë më e bukur se ç'ishte. Edhe për kohën që ka ardhur, pasi koha ka ecur, ka ndryshuar, aty çdo gjë tashmë është më moderne, më e kohës.

Dhe jemi munduar të ruajmë dhe identitetin e saj për formën, për atë çfarë ajo do të përcjellë tek qytetarët pasi është një nga godinat emblemë të këtij qyteti. Maliqi nuk mund të kuptohesh pa këtë godinë. Është e ndërtuar në vitet '52  dhe falë mbështetjes që ne i kemi bërë si pushtet lokal, por dhe falë mbështetjes që qeveria shqiptare ka dhënë. Ka qenë një ndërhyrje e vetë Kryeministrit, ta marrim parasysh që është një artist edhe ndoshta këtu ka qenë më i prekur. Pas investimit që ne kishim realizuar si bashki, ka bërë një ndërhyrje Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që për mua është një ndërhyrje fantastike. Janë disa ndërhyrje që edhe ne nuk i realizojmë dot se në një farë mënyre duhet të kesh specialistë, pavarësisht se projekti është ideuar nga ana jonë, është finalizuar nga ana jonë. E tashmë ajo pothuajse po merr jetë, edhe pse është ende e pambyllur pjesa e mobilimit, e ndriçimit e fonisë, që besoj mbyllen brenda muajit. Gjithë pjesa tjetër ka filluar të aktivizohet edhe më e bukura është që aty tashmë ka gjallëri", tha Topçiu.

Rikthimi në funksion i kësaj qendre nuk synon vetëm restaurimin e një godine historike, por krijimin e një qendre të gjallë artistike për të gjithë rajonin. Edhe pse investimi nuk është përmbyllur plotësisht, godina ka nisur të frekuentohet çdo ditë nga fëmijë dhe të rinj, të cilët kanë filluar kurset në fusha të ndryshme të artit. Për drejtuesit e bashkisë, ky është treguesi më i mirë se godina po rikthen misionin për të cilin u ndërtua dekada më parë.

"Sot që flasim, ka mbi 200 fëmijë, të rinj e të reja, të cilët kanë filluar kurset e para, shumë kurse të ndryshme, të cilat në një farë mënyre po i japin jetë qytetit, por jo vetëm qytetit, të gjithë bashkisë pasi është e hapur për të gjithë fëmijët nga të gjitha njësitë administrative më të largëta edhe deri në qytetin e Maliqit. Falë edhe gjithë personelit që kjo qendër tashmë ka, unë mendoj që do të jetë një qendër e ndërthurur bashkë me Teatrin e Korçës, me Bashkinë e Korçës, se duam të ndërthurim që kjo qendër të mos jetë vetëm për artistët tanë, por le të jetë një projekt rajonal pasi arti nuk bëhet vetëm me njerëzit që kemi brenda, por le të shpresojmë që do të kemi një rakordim edhe me Teatrin e Korçës, me Kolonjën, me Devollin, me Pogradecin, me gjithë rajonin e Korçës, për të bërë të mundur që qytetarët të kenë jetë shpirtërore të gjallërueshme, jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë", u shpreh ai.

Përgjatë rikonstruksionit është ruajtur me kujdes identiteti arkitektonik i godinës. Hapësirat e mëdha, holli kryesor dhe elementët karakteristikë të ndërtimit janë restauruar duke respektuar historinë e Pallatit të Kulturës, ndërsa synimi është që këto ambiente të shndërrohen në vende ku do të zhvillohen shfaqje, ekspozita dhe aktivitete të ndryshme artistike.

"Ka dy holle të mëdha. Jemi munduar ta ruajmë identitetin siç e ka patur kjo qendër kulture. Është parë në konceptin edhe të peshës që duhet të ketë një shtëpi kulture, një teatër kulture, një pallat kulture. Ne i japim disa nocione për efekt edhe të lartësisë, të madhësisë, të holleve që ka.

Këtu ndër vite, që në vitet '52, '56, janë bërë ballo të cilat jo vetëm inxhinierët rusë, specialistët që ishin këtu, por edhe vetë qytetarët, banorët e Maliqit këtu bënin mbrëmjet e fundvitit, bënin ballo, të cilat i jepnin një peshë tjetër. Dhe ne jemi munduar ta ruajmë dhe kjo mund të jetë edhe ambiente për të realizuar, pse mos të themi, shfaqje, teatër. Edhe po negociojmë me Teatrin e Korçës për të vënë një teatër shumë shpejt edhe në këto holle kaq të bukur", tha Topçiu.

Pjesa më e rëndësishme e objektit mbetet salla kryesore, e projektuar për të mirëpritur aktivitete artistike, koncerte dhe shfaqje teatrore. Edhe pse disa elementë teknikë janë ende në proces përfundimi, investimi pritet të finalizohet shumë shpejt, duke e kthyer godinën në një nga qendrat kulturore më moderne në vend.

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history

"Brenda kemi sallën e madhe, edhe pse ende nuk është e përfunduar për efekt të ndenjëseve. Gjithë pjesa tjetër pothuajse është mbyllur. I mungon ndriçimi, pjesa e perdeve, pjesa vizive, që siç e citova pak më lart, mbylljet brenda muajit. Janë dy kontrata të tjera që Fondi Shqiptar i Zhvillimit po i përmbyll për ta bërë efektivitet të plotë këtë godinë, këtë qendër, e cila besoj mund të jetë unike edhe nga më të mirat në Shqipëri", shtoi ai.

Realizimi i këtij projekti nuk ka qenë i lehtë. Ai është shoqëruar me vite të tëra pune, diskutimesh dhe konsultimesh me arkitektë, inxhinierë dhe artistë, me qëllimin që çdo detaj i godinës të ishte në funksion të aktivitetit kulturor dhe njëkohësisht të ruante vlerat historike të objektit.

"Është punuar prej vitesh, të themi 6-7 vite. Kemi patur debate edhe me studiot e projektimit. Ata kanë sjellë disa variante të asaj çfarë ne duhet të dilnim në fund të projektit. Dhe me inxhinierë, me specialistë, me artistë, të cilët duhet të jepnin edhe ata idenë e tyre, pasi nuk është normalisht një investim, të themi një rrugë apo një kanal i cili ka modalitete. Kjo ka disa specifika të cilit ndoshta edhe ne nuk i ndajmë dot, ndaj dhe duhen në çdo rast të marrim idetë, mendimet e tyre, të cilët janë të fushës, se ka gabime të vogla që po mundohemi t'i rregullojmë në këtë moment që flasim", tha Topçiu.

Përtej fasadës dhe sallave të shfaqjeve, godina është konceptuar si një qendër multifunksionale, ku arti, edukimi dhe kultura do të bashkëjetojnë në të njëjtën hapësirë. Biblioteka, klasat për muzikë, kërcim e teatër, si edhe ambientet për artistët e rinj, janë pjesë e vizionit për ta kthyer këtë institucion në një vatër të përhershme aktivitetesh.

"Godinës nuk i mungon asnjë element që mund të ketë një godinë administrative nga ngrohja, aspirimi, ndriçimi, fonia, në të gjitha elementët e saj jemi munduar të kemi pjesën administrative. Kemi pjesën e leximit, të bibliotekës, ambiente ku do të mësohet të kërcehet, të këndohet, pjesët e teatrit, pjesët për aktorët e rinj të cilët duhet të mësojnë këtu fjalët e para dhe pse jo të bëhen artistë të dëgjuar. Ka shumë elementë të cilët ne jemi munduar dhe patjetër ato kërkojnë që të ecin edhe më tej. Sapo kemi filluar të futim në jetë pjesën e librit, i cili në një farë mënyre gjatë asaj çfarë ndodhi u dogj plotësisht dhe tani kemi disa projekte për të bërë të mundur që edhe ky boshllëk të plotësohet me të gjitha ato çfarë duhet", tregoi kryebashkiaku.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe hapësirave për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Ambientet për valltarët, provat artistike dhe garderoba janë projektuar për t’u shërbyer brezave të rinj, ndërsa elementët autentikë të godinës janë restauruar me kujdes për të mos humbur identitetin historik të Pallatit të Kulturës.

"Ambienti tjetër është një ambient i cili do të jetë për valltarët. Po të shikosh këtu çdo gjë duket shumë bukur, holli, elementë të veçantë të cilët kjo godinë në fakt i ka pasur dhe ne jemi munduar t'i ruajmë. Janë elementë të cilët inxhinierët rusë të viteve '52 i kanë bërë me mjeshtëri dhe ne jemi munduar që të vemë tek ato elementë, pasi janë autentikë për këtë qytet", tha ai.

Ndër ambientet e reja spikat edhe salla e teatrit të kukullave, një hapësirë e dedikuar për aktivitetet me fëmijët, por që mund të përdoret edhe për veprimtari të tjera kulturore. Krahas saj janë krijuar garderoba dhe ambiente ndihmëse për artistët, të cilat pritet të pasurohen me kostume tradicionale dhe materiale që do të shërbejnë për ruajtjen e folklorit të zonës.

"Kjo është një nga sallat e qendrës komunitare kulturore, ne e kemi konceptuar si teatër kukullash por mund të përdoret dhe për aktivitete të tjera. Është një sallë e cila është mobiluar me fondet e bashkisë, pasi, siç e thashë pak më parë, janë një ndërthurrje e bashkëfinancimit midis bashkisë, Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ne kemi ndërhyrë për mobilim, për ambientin e jashtëm, ata kanë ndërhyrë për gjëra më të mëdha dhe sinqerisht i falenderoj. Këto ambiente janë të ndryshme. Këtu mund të kemi një ambient i cili ka të bëjë me me garderobën e Pallatit të Kulturës që është e re, është me pak gjëra për momentin, por patjetër që ajo duhet të shtohet. Të shtohet me elementë të cilët do t'ju shërbejnë artistëve me kostume popullore, me uniformat e tyre tradicionale, për të cilat ne punojmë vit pas viti, por kjo duhet pasuruar. Mundësia jo se s'ka qenë, por ambientet na kanë munguar, kështu që të shpresojmë që ky ambient tashmë kërkon shumë gjëra, për të cilat patjetër ne do të financojmë me fondet tona për ta bërë të mundur që kostumet popullore të trevës së Gorës, por jo vetëm, të jenë pjesë unike e këtij pallati kulture", tha ai.

Përveç projekteve të mëdha, Bashkia Maliq ka investuar edhe në transformimin e lagjeve të qytetit, duke synuar jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe krijimin e hapësirave më të gjelbra dhe më funksionale për banorët. Një prej këtyre ndërhyrjeve është realizuar në bllokun e dytë të qytetit, ku janë rikonstruktuar rrugët, kanalizimet, ndriçimi dhe hapësirat publike. Paralelisht, bashkia ka nisur të zbatojë një projekt për rivitalizimin e vilave karakteristike të Maliqit, të ndërtuara gjatë viteve të para të qytetit, me synimin për të ruajtur identitetin urban dhe për t’i dhënë kësaj zone një pamje më moderne.

"Ky është një investim që bashkia ka bërë me fondet e veta. Jemi në bllokun dy të qytetit të Maliqit. Kemi ndërhyrë në asfaltimin e rrugës, në sistemimin e kanalizimeve të kësaj zone. Mbjellja e barit, lulishtja, ndriçimi, çdo gjë këtu pothuajse është e re. Kemi filluar disa elementë të një projekti i cili kërkon fonde më të mëdha, që është pjesa e vilave karakteristike të qytetit. Janë disa vila ruse, të asaj kohe dhe ne jemi munduar të bëjmë disa rrethime të vogla për t'i ndarë nga segmenti rrugor. Por kjo do të përfshijë të gjitha lulishtet që kanë oborret përpara të këtyre vilave, duke i kthyer në disa vila me ujitje qendrore, me mbjellje, të rrethuara me disa kangjella të lehta, të cilat nuk do të jenë rrethim i mirëfilltë sesa një ndarje, duke i dhënë disa elementë më urbanë këtij qyteti, për këto zona që janë zona karakteristike", shtoi më tej.

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history

Sipas kryebashkiakut Topçiu, investime të tilla nuk ndryshojnë vetëm pamjen e qytetit, por ndikojnë drejtpërdrejt edhe në cilësinë e jetës së banorëve. Ai vlerëson bashkëpunimin e komunitetit për mirëmbajtjen e ambienteve të përbashkëta, ndërsa thekson se puna do të vijojë me ndërhyrje të tjera që lidhen me estetikën urbane, eliminimin e kabllove ajrore, krijimin e këndeve rekreative dhe përmirësimin e sinjalistikës rrugore.

"Banorët janë patjetër të kënaqur. Mundohen që edhe ata ta mbajnë pastër, e patjetër që në Maliq nuk mund të gjesh më letra, nuk mund të gjesh më mbetje, edhe në zonat periferike ku ndonjëherë na lindin probleme. Ata janë të kënaqur për këtë investim i cili në njëfarë mënyre ua ka shtuar vlerën edhe banesave e shtëpive. Këtu vërtet çdo gjë është e bukur dhe falë edhe banorëve patjetër, të cilët e mirëmbajnë edhe japin edhe kontributin e tyre çdo ditë në ujitjen e luleve, të barit, të pemëve, në korjen e saj.

Po patjetër ata do të kenë vëmendjen tonë të përhershme, nga eliminimi i kabllove, të cilët tashmë ne u kemi shtruar edhe tubo poshtë që ata t'i futin nëntokë që të mos kemi më rrjeta merimangash në qytet, edhe deri tek elementët e tjerë që kanë të bëjnë me këndet e lojërave apo edhe me infrastrukturën tjetër të tabelave të qarkullimit rrugor e të tjera, të cilat janë elementë shumë i rëndësishëm", tha kryebashkiaku.

Pas vizitës në qytetin e Maliqit, udhëtimi ynë vijon drejt një prej fshatrave që konsiderohet si ndër destinacionet me potencialin më të madh turistik në bashki. Mes peizazheve malore, ajrit të pastër dhe shtëpive karakteristike, ndalemi në Kolanec, një fshat që ndërthur historinë, natyrën dhe traditën. Përveç bukurive natyrore, kjo zonë mbart edhe një trashëgimi të pasur historike e kulturore, duke e bërë një nga pikat ku bashkia synon të zhvillojë turizmin rural në vitet e ardhshme.

"Kolaneci është një nga fshatrat më të bukur të bashkisë Maliq. Bashkia jonë ka shumë fshatra të bukur në Gorë, në Opar por Kolaneci është një ndër ata që ne kemi menduar apo i takon të jetë në fshatrat turistikë, për efekt edhe të vendit, të klimës, të prodhimeve, të gatimeve të saj. Është i njohur Kolaneci që në periudhën e luftës. Këtu është ngritur çeta e parë e Luftës Nacionalçlirimtare. Përballë ka Hijen e Korbit, aty është një kala ku është zbuluar një nga thesaret më të hershme. Thesari i Hijes së Korbit sot prezantohet në Bankën e Shqipërisë si një nga elementët më të rëndësishëm, autentikë të kësaj zone, me rreth 619 monedha argjendi të periudhës së Aleksandrit të Madh që tregojnë që kjo zonë është një zonë e hershme", u shpreh ai.

Për ta shndërruar Kolanecin në një destinacion të mirëfilltë turistik, Bashkia Maliq ka nisur një sërë investimesh në infrastrukturë. Restaurimi i kalldrëmeve, asfaltimi i rrugëve të brendshme dhe përmirësimi i aksit që lidh fshatin me qytetin janë pjesë e projekteve që synojnë ta bëjnë këtë zonë më të aksesueshme për vizitorët dhe të krijojnë kushtet për zhvillimin e bujtinave dhe turizmit familjar.

"Dhe Kolaneci patjetër mbahet që në atë periudhë, por edhe sot që flasim, për njerëzit punëtorë, njerëzit të cilët e duan këtë fshat, e mirëmbajnë, kujdesen. Patjetër ka shumë elementë të cilët ata meritojnë edhe ndërhyrjet tona, ndaj edhe ne kemi ndërhyrë në pjesën e kalldrëmeve të këtij fshati. Ka qenë një bashkëpunim me Këshillin e Qarkut, me fonde të Bashkimit Evropian. Kemi filluar projektin tonë të asfaltimit të rrugëve të brendshme. Kemi filluar asfaltimin e rrugës kryesore nga Kolaneci në drejtim të Maliqit. Edhe ajo është një nga prioritetet tona. Po mundohemi që bashkë me Këshillin e Qarkut të kemi dhe këtë vit një financim të dytë. Po të shtojmë këtu edhe fondet e bashkisë, pasi është një rrugë e gjatë, 3 kilometra e gjysmë dhe kërkon një financim të konsiderueshëm. Por besojmë që lidhja e rrugës së asfaltimit do ta kthejë këtë fshat në ndoshta nga fshatrat e parë turistikë, me bujtinat e para dhe me shtëpitë karakteristike të saj që do të hapen për turistët, por jo vetëm, edhe për shqiptarët", tha kryebashkiaku.

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history

Por Kolaneci nuk identifikohet vetëm me historinë dhe natyrën. Ai njihet edhe për prodhimet tradicionale, gastronominë dhe mikpritjen, elementë që po e bëjnë gjithnjë e më tërheqës për vizitorët. Festa e Qershisë, e organizuar tashmë çdo vit, është kthyer në simbol të këtij fshati, duke mbledhur banorë, emigrantë dhe turistë në një aktivitet që promovon identitetin dhe traditat e zonës.

"Këtu jo vetëm qershia, që është element shumë i veçantë, ata tashmë festën e tyre e kanë bekuar me këtë emër, për efekt të numrit të madh të qershive që rriten edhe të prodhimeve me disa duar. Por Kolaneci mbahet për prodhimet jo vetëm për qershinë, për mollën, për vetë klimën që ka kjo zonë. Flasim për prodhime të cilat bëhen pa ilaçe, janë bio në kuptimin e vërtetë të fjalës bio. Por edhe prodhimet e tjera këtu: turshia, pastërmaja, të gjitha zahirete e dimrit janë të veçanta. Çdo familje patjetër, por jo vetëm për familjet e tyre, por edhe vizitorët këtu janë të shumtë. Tashmë kanë filluar të rehabilitojnë edhe godinat karakteristike me vizitorë, me banorë të Kolanecit që janë larguar dhe që kthehen këtu për t'i rindërtuar, por jo vetëm. Edhe patjetër ky fshat ka marrë gjallërinë. Festa e qershive që sapo e bëmë edhe këtë vit ishte diçka unike në llojin e vet. Viti i dytë radhazi që ne e realizojmë dhe besojmë që nga njëri vit te tjetri ajo po zhvillohet më tepër, po kthehet në një traditë shumë të bukur. Edhe banorët kanë filluar ta kërkojnë vetë. Është diçka ku mblidhen të gjithë kolanecarët që kanë ikur në vise të tjera, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit", tregoi Topçiu.

Pas fshatit të bukur të Kolanecit, udhëtimi ynë vijon drejt një prej pasurive natyrore më të veçanta të Bashkisë Maliq. Në mes të fushës shtrihet Pylli i Fazanëve, një monument natyre që prej vitesh është kthyer në një nga destinacionet më të frekuentuara për pushim, rekreacion dhe turizëm familjar. Me ajrin e pastër, hijen e pemëve dhe biodiversitetin që e karakterizon, kjo zonë e mbrojtur përfaqëson një nga asetet më të rëndësishme natyrore të bashkisë, ndërsa administrimi i saj është marrë përsipër nga vetë Bashkia Maliq, me synimin për ta ruajtur dhe zhvilluar sipas standardeve të zonave të mbrojtura.

"Po këtu është një sipërfaqe në mes të fushës së Maliqit, fantastike do të thoja. Mund të jetë nxehtë jashtë territorit edhe 40 gradë, këtu është freskët. Është një monument natyre i cili menaxhohet nga Bashkia Maliq, zonë e mbrojtur. Por për efekt të një keqmenaxhimi në periudhën vite më parë, bashkia ka kërkuar që ta menaxhojë ajo, brenda standardeve që zonat e mbrojtura përdorin. Ne kemi një sektor tonin këtu që e mirëmbajmë, e ruajmë me një shërbim 24 orë në shërbim të njerëzve, të turistëve. Jemi të kënaqur me situatën që kemi, edhe pse ka nevojë ende për zhvillim, të ketë disa elementë zhvillimi brenda kuadrit ligjor patjetër. Por kjo është një qendër e veçantë që sjell brenda vetes qytetarë, turistë, nxënës shkollash, qytetarë të të gjitha kategorive për një piknik në fundjavë, por jo vetëm. Dhe këtu tashmë kemi popullim në çdo ditë të javës, patjetër e shtuna e diela ka më shumë. Edhe ndihemi mirë që kemi ruajtur një pasuri në mes të fushës, që në vende të tjera kanë degraduar, janë shkatërruar. Dhe kjo na bën që të ndihemi mirë për t'i lënë njerëzve, brezave një pasuri që i reziston kohës dhe i shërben vetë qytetarëve”, u shpreh ai.

Për Bashkinë Maliq, Pylli i Fazanëve nuk është vetëm një destinacion natyror, por pjesë e një projekti më të gjerë për zhvillimin e turizmit kulturor dhe arkeologjik. Vizitorët që ndalen në këtë zonë njihen edhe me historinë e fushës së Maliqit, ndërsa synimi është që në të ardhmen këtu të ndërtohet një muze kushtuar palafiteve, tharjes së kënetës dhe zhvillimit të kësaj treve ndër shekuj. Një projekt që, sipas kryebashkiakut, do ta kthejë këtë zonë në një pikë referimi jo vetëm për turizmin vendas, por edhe për vizitorët e huaj.

"Ata që e vizitojnë patjetër japin vlerësime maksimale. Ka shumë nga ata që nuk e njohin dhe habiten për atë pasuri që është në qendër të fushës. Ne jemi duke punuar për një projekt që duam ta ndërthurim Pyllin e Fazanëve me një muze lokal, por pse mos të themi edhe kombëtar, që ka të bëjë me palafitet, me tharjen e kënetës, me zhvillimin bujqësor të zonës. Po mundohemi që të realizojmë një projekt të tillë me Këshillin e Qarkut, me Ministrinë e Kulturës, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit. Kemi fonde për hartimin e projektit si fillim, por patjetër zbatimi i tij kërkon fonde më shumë. Kemi patur gatishmërinë edhe të aktorëve ndërkombëtarë siç janë ambasadat për një projekt që është unik në llojin e vet. Të shpresojmë që ai të bëhet, të finalizohet sa më parë dhe do të jetë diçka e veçantë për atë çfarë Maliqi njihet si një nga qendrat e arkeologjisë shqiptare, jo vetëm për palafitet, por për shumë zbulime të cilat ka libra, ka dorëshkrime, ka zbulime të cilat Instituti i Arkeologjisë i ka në krye të agjendës së vet”, shtoi ai.

Gëzim Topçiu recounts the transformed Maliq/ Investments, history

Pylli i Fazanëve nuk është vetëm një zonë e mbrojtur dhe një destinacion i preferuar për pushim, por edhe një hapësirë që Bashkia Maliq synon ta zhvillojë vazhdimisht, duke e bërë gjithnjë e më tërheqëse për vizitorët. Krahas ruajtjes së ekosistemit dhe biodiversitetit, vëmendja është përqendruar edhe te krijimi i një eksperience sa më natyrale për ata që zgjedhin ta vizitojnë këtë park.

Projektet e reja synojnë të ndërthurin mbrojtjen e faunës me zhvillimin e turizmit natyror, duke krijuar kushte që vizitorët të kenë një kontakt më të afërt me natyrën. Në të njëjtën kohë, kjo hapësirë po shndërrohet në një qendër aktivitetesh rekreative, edukative dhe kulturore, ku çdo ditë organizohen vizita të nxënësve, aktivitete të institucioneve, guida në natyrë, shëtitje me biçikleta, piknikë familjarë dhe veprimtari të ndryshme artistike. Përmes këtyre nismave, synimi është që Pylli i Fazanëve të mos jetë thjesht një park, por një destinacion që vizitohet gjatë gjithë vitit dhe që ofron eksperienca të ndryshme për çdo grupmoshë.

"Është e vërtetë. Por ajo çfarë ne kërkojmë, ne duam që edhe fazani të jetë i lirë, se në kohën që flasim ai është brenda disa rrethimeve të cilat mbahet kaprolli, sorkadhja, fazani. Edhe një projekt që ne duam ta rrethojmë, që ai fazani të jetë i lirë, që qytetarët, veçanërisht fëmijët ta zënë me dorë, ta shikojnë duke fluturuar, është A-ja e asaj çfarë ne mendojmë. E dyta, patjetër, aktivitetet që këtu zhvillohen janë të shumta. Jo vetëm aktivitetet tona si institucion, si bashki, si Qendër e Kulturës "Dhimitër Orgocka", por edhe shkollat vetë apo institucione të tjera që vijnë edhe nga Korça apo nga rrethet fqinje, vijnë këtu për të gjetur një ambient ndryshe, një klimë fantastike, edhe një klimë të pastër me ajër. Këtu është një zonë ku mund të zhvillosh një piknik, por ka edhe zona që nuk mund të hysh, tip xhungle e cila nuk lejohet të hysh e të dalësh dhe punonjësit tanë kanë vënë tabelat e duhura, pasi vetë koha në të cilën është zhvilluar, koha si është rritur, të bën që zonat të jenë edhe për pedalime me biçikletë, edhe për guida. Ka shumë shtigje, edhe për piktura. Domethënë, këtu janë shumë elementë të cilët i shërbejnë qytetarëve të ndryshëm apo kategorive të ndryshme të njerëzve që e vizitojnë", tregoi kryebashkiaku.

Pas një udhëtimi të gjatë nëpër Bashkinë Maliq, ku sollëm përmes kësaj specialeje historinë, investimet, transformimet urbane, pasuritë natyrore dhe potencialin turistik të kësaj zone, kjo rrugë mbërrin në fund. Maliqi nuk është vetëm një nga zonat më të rëndësishme bujqësore të vendit, por një territor që mbart brenda tij histori, tradita, peizazhe natyrore dhe një mikpritje të veçantë.

Here the visitor can find pure nature, traditional foods prepared by the inhabitants of the area, organic products of the land of Maliq, the hospitality of the families, the ancient history of this region and the beauties of the villages that are increasingly turning into rural tourism destinations. In conclusion of this special, the mayor of Maliq, Gëzim Topçiu, extends an invitation to all those who want to get to know this area and the riches it offers.

"I think that Maliqi, even though it is an agricultural-livestock area, so to speak, it also has its own natural beauties. The Gora Valley, now that the motorway has also been built, despite the minor problems, or the Moglica area with its largest lake, with its hydroelectric power plant, but also the culinary delights, the products that this area, these housewives produce and bring to their families, are the basis for what Strelca, Zvarishti, various villages which today have become part of the tourists, not only foreign, but also local, who come to visit them and come out very satisfied and have given positive evaluations for that work. Then, of course, agriculture, the products of the Maliqi field, but also the livestock of the mountainous areas is truly fantastic and is to be appreciated. Come to Maliqi and thank your television for this opportunity that it gave me!" , he said.

Maliqi is a municipality with many dimensions. It is the land of agricultural products, of farmers who have been working the land for generations, but it is also an area with great tourist potential, where nature, history and culture create a new opportunity for development. Kolanec with its traditions, the Pheasant Forest as a natural oasis in the middle of the field, the areas of Gora and Opar, Lake Moglica and villages with authentic cuisine, are just some of the assets that this municipality carries. Beyond investments and projects, what makes Maliqi special are its people. Residents who preserve traditions, farmers who continue to produce, young people who seek new opportunities and the community that contributes every day to making this area more beautiful and developed. Through this CNA TV special, we tried to bring a different Maliqi, a territory that should not be seen only as an agricultural area, but as a destination with history, culture, nature and great opportunities for the future. This was Maliqi, a developing municipality, with strong roots in history and eyes on the future. /CNA





Lajmet e fundit nga