web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO EKSKLUZIVE/ Muzikë klasike dhe verë, pamje nga brenda darkës zyrtare të Ramës me presidentin Macron

2023-10-17 09:35:00, Aktualitet CNA

CNA ka siguruar pamje ekskluzive brenda darkës së kryeministrit Edi Rama me presidentin Francez, Emmanuel Macron. Darka mondane me verë, muzikë klasike në sfond, u shtrua në Pallatin e Brigadave. 

Nuk mungoi edhe performanca e Vikena Kamenicës, muzikë të cilën presidenti francez mesa duket e shijoi shumë. 

Në video Rama shfaqet në krah të Macron-it, teksa me sy e vesh ishin duke ndjekur performacën e Kamenicës. 

Darka erdhi menjëherë pasi Macron dekoroi me titullin Oficer i Lartë të Legjionit të Nderit shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare.

Gjatë ceremonisë së dekorimit, Macron foli me superlativa për Kadarenë, duke përmendur kontributin e tij në letërsi pa u censuruar nga regjimi komunist./CNA

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNA.al (@cna.lajme)

 

 





Lajmet e fundit nga