web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor krahë njëri-tjetrit, Ana Brnabiç pozicionohet në cep

2023-10-16 15:16:00, Aktualitet CNA

FOTO/ Liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor krahë

Liderët dhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor u vendosën krahë njëri-tjetrit për foton zyrtare të Samitit të Procesit të Berlinit.

Kryeministri Rama u poziconua në qendër të fotos, ndërsa krahë tij janë Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Ndërkohë Albin Kurti u vendos në rreshin e parë, ashtu si edhe Rama, por mes tyre janë vendosur Kovaçevski dhe Abavoziç, së bashku me Ursula von der Leyen dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

Sakaq, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç u shfaq në cep të reshtit të parë dhe asnjë moment nuk buzëqeshi./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga