web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Von der Leyen e prerë/ “BE do të financojë vetëm nëse do të kryhen reforma të thella”

2023-10-16 12:30:00, Aktualitet CNA

Von der Leyen e prerë/ “BE do të financojë vetëm

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është treguar shumë e qartë duke u shprehur se ekonomia e Ballkanit Perëndimor mund të rritet vetëm nëse do të ketë reforma të thella edhe për klimën e biznesit.

Von der Leyen deklaroi se nuk është e mjaftueshme vetëm hapja e dyerve të BE, por Ballkani Perëndimor duhet të plotësojë disa kushte, duhet të plotësojnë tregun e tyre rajonal dhe tu ofrojnë qasje vendeve fqinje në tregun e tyre.

“Nëse do të ketë bllokime”, tha Von der Leyen,”atëherë do të bllokoni vetëm veten”.

Presidentja e KE nënvizoi se BE do të fianncojë Ballkanin Perëndimor në rast se kryhen reformat.

Në fund të fjalës së saj ajo përcolli mesazhin e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor duke u shprehur se ky është një moment shumë i rëndësishëm dhe duhet të kapin mundësitë. "Duhet të punojmë për të çuar Ballkanin Perëndimor aty ku i takon, në zemër të BE-së", tha Von der Leyen./ CNA





Lajmet e fundit nga