web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sali Berisha, feston 79-vjetorin/ Mesazhi ish kryeministrit

2023-10-15 10:27:00, Aktualitet CNA
Sali Berisha, feston 79-vjetorin/ Mesazhi ish kryeministrit
Ish kryeministri, Sali Berisha

Sot, më 15 Tetor, ish kryeministri, lideri i demokratëve, Sali Berisha feston 79-vjetorin e lindjes.

Ish kryeministri Berisha e ka nisur ditën e sotme me një mesazh falenderimi për bashkëshorten e tij Liri Berisha, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij që kanë safkrifikuar shumë për të.

Në mesazhin e tij falenderues, Berisha shprehet se falë tyre vitet janë thjesht një numër në jetën e tij.

“Sot 79 vjeç! Miq,  nis kështu një vit tjetër në vjeshtën e bukur të jetes time. Lavdi Zotit, ndihem i motivuar dhe besimplotë në rrugën tonë, njëlloj si në fillimet e saj. Mirënjohje të pafundme, Lilit, fëmijëve, familjarëve të mi që kanë sakrifikuar aq shumë per mua, të gjithë miqve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve që me miqësinë, bashkëpunimin, frymëzimin dhe ndihmën e tyre fort të çmuar kanë kthyer në numra vitet e udhëtimit tim”, ka thënë Berisha në mesazhin e tij.

Sali Berisha ka lindur në 15 tetor të vitit 1944 në fshatin Viçidol 15 tetor 1944, Viçidol.

Berisha shërbeu si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist.  Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga 2005 deri më 2013./ CNA





Lajmet e fundit nga