web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dëshmi e frikshme e ndarjeve klasore”/ Rama, kritika BE-së: Fqinjët marrin 4500 euro për frymë, ne 138 euro  

2023-10-16 13:20:00, Aktualitet CNA
“Dëshmi e frikshme e ndarjeve klasore”/ Rama, kritika
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në tryezën e përbashkët me liderët e BE, në samitin e Procesit të Berlinit, deklaroi se ndarja e klasave është një dëshmi e frikshme e cila thellon ndarjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor me ato të BE-së.

Kreu i qeverisë nuk kurseu kritikat duke thënë se procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajoni.

Ai nënvizoi faktin se, fqinjët e BE-së marrin 4500 euro për frymë ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor marrin 138 euro për frymë.

“Nuk po kërkoj financime të barabarta me vendet e BE-së, ajo çfarë po them që në këtë peisazh gjeopolitik që po zhvillohet shpejt, duhet veprim dhe më i shpejt”, tha Rama.

 “Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajoni. Mund të them që fqinjët tanë të BE-së kanë marrë mbi 4500 euro për frymë dhe vendet tona marrin 138 euro për frymë. Këto shifra janë një dëshmi e frikshme e një ndarje klasore që ka thelluar ndarjen tonë në të njëjtën shtëpi të Evropës.

Në kuadër të planit të investimeve të BE në Ballkanin Perëndimor, investimet janë domethënëse. Por vetëm 10% janë grante dhe 90%, mekanizmi i përqasjes ndaj tyre është i ngadalshëm dhe i vjetëruar. Nuk po kërkoj financime të barabarta me vendet e BE-së, ajo çfarë po them që në këtë peisazh gjeopolitik që po zhvillohet shpejt, duhet veprim dhe më i shpejt”, u shpreh Rama./ CNA





Lajmet e fundit nga