web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Ekskluzive/ Kur socialistët bllokonin foltoren dhe  nuk përjashtoheshin

2023-02-15 14:43:00, Politikë CNA

Video-Ekskluzive/ Kur socialistët bllokonin foltoren dhe  nuk

Në vitin 2006 Kuvendi i Shqipërisë, u përfshi nga  kaosi me bekimin e deputetëve të Partisë Socialiste.

Në atë kohë në krye të Qeverisë ishte Sali Berisha, kreu i PD-së dhe në krye të Kuvendit ishte Jozefina Topalli.

Marrëveshja e asociim-stabilizimit që pritej të firmosej u bë temë debati në Kuvend.

Jo thjesht debat, por kaos dhe dhunë.

Deputetët socialistë duke iu rënë bilbilave nuk lejonin punimet e seancës parlamentare.

Video-Ekskluzive/ Kur socialistët bllokonin foltoren dhe  nuk

Disa prej deputetëve?bilbila socialistë janë edhe sot në Kuvend.

Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Erion Braçe, Arta Dade e Valentina Leskaj, Musa Ulqini, Namik Dokle, Katsriot Islami e të tjerë ishin mbledhur në foltoren e Kuvendit dhe nuk lejonin fjalimet.

Video-Ekskluzive/ Kur socialistët bllokonin foltoren dhe  nuk

Për më tepër, Arta Dade e shoqëruar nga kolegë të saj, ju sulën dhe kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli, duke i tërhequr mikrofonin.

Video-Ekskluzive/ Kur socialistët bllokonin foltoren dhe  nuk

Kryetarja e Kuvendit u përball me dhunën e socialistëve, por nuk pati asnjë masë për përjashtimin e tyre.

Nuk pati as ndërhyrje me dhunë nga sigurimi, siç duket në videon e mëposhtme.

Sot pas 17 vitesh , ka një situatë të tillë në Kuvend.

Video-Ekskluzive/ Kur socialistët bllokonin foltoren dhe  nuk

E tillë për nga përdorimi i bilibilave dhe zënia e foltores.

Deputetët e PD-së, ashtu si socialistët në 2006 kërkojnë fjalën e lirë.

Por kjo kërkesë ka çuar në përjashtimin e tyre.

Ka dy standarte për të njëjtën situatë, kur PD ishte në pushtet dhe PS është sot në pushtet.

Ky është ndryshimi mes qeverisë dhe opozitës.

Qeveria nuk mund të zgjedhë opozitën dhe kur nuk i pëlqen asaj ta përjashtojë nga Kuvendi.

Për çfarë i përjashtojnë? Nga se tremben? Përse nuk ju lejohet fjala e lirë?/CNA.al





21:58 POLITICS

Baçi

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka deklaruar se ...

Lajmet e fundit nga