web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Video në klube nate, me MC Gonigal”/ Baçi flet për prapaskenat në Kuvend

2023-02-14 14:12:00, Politikë CNA

“Video në klube nate, me MC Gonigal”/ Baçi flet për

Kërkesa e radhës të PS-së, për përjashtimin kreur të PD-së, Sali Berisha dhe tre deputetëve  për 10 ditë nga Kuvendi, për deputetin Luan Baçi është një nga shkaqet dhe sebepet që PS gjen për të destabilizuar kuvendin dhe larguar opozitën.

Në MCN live, Baçi ka thënë se në parlament po diskutohet politikisht dhe nuk e kupton faktin pse janë rebeluar gratë socialiste.

“Berisha tha se disponohen video në kabarera, klube nate, te MC Gonigal me njerëz të ndryshëm tani ku ishte problemi që u acaruan ato, te Rilindjes. Provat janë për në vende tjera, jo në Parlament, pra diskutohet politikisht, ai tha disponohen dhe e bëri publik në parlament për të gjithë, ose duhet të kishte një reagim të tillë.

Ato duhet të thonë se nëse është e vërtet turp të kenë nëse kanë vajtur aty dhe ta vlerësonin kurajën nëse është e vërtetë.

Nëse nuk është e vërtetë mban përgjegjësi deklaruesi i kësaj fjalë. Por çfarë është gjithë kjo zhurmë e 28 zonjave dhe mblidhen të përjashtojnë për 10 ditë deputetin Berisha, pra janë shkaqe, sebepe, janë arsye banale që gënjejnë për të destabilizuar parlamentin, janë arsye që të shmangin dhe të nxjerrin deputetët e PD nga parlamenti, herë pas here, me qëllim që asnjëherë të mos jetë ekipi, skuadra e GP të PD-së ë bashkuar brenda, por të ketë sa jashtë brenda, është goditje pluralizmi”, është shprehur Baçi./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga