web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si mund të rrëzohet Rama?/ Lorenc Vangjeli: Ka shumë arsye për të protestuar

2023-02-14 08:56:00, Politikë CNA

Si mund të rrëzohet Rama?/ Lorenc Vangjeli: Ka shumë arsye

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se ka shumë arsye për të protestuar por duhet një opozitë më e fortë.

Sipas tij, Rama nuk rrëzohet mr protesta, po me institucione duke hyrë në zgjedhje

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai thën se oferta që jepet është e pamjaftueshme dhe se ka gjithmonë e shumë pak arsye që shpresa të kontestohet te opozita.

“Ka shumë arsye për të protestuar kundër kësaj qeverisje, por shohim se ka gjithmonë e shumë pak arsye që shpresa të kontestohet te opozita. Kemi një diferencë mes një grupi gjithmonë e më të vogël njerëzish dhe interesit të madh publik. Shoqëria shqiptare për fat të mirë nuk besoj se është as e topitur dhe as e margjinalizuar dhe nuk e projektojmë asnjëherë fajin tek vetja por jashtë, është oferta që jepet e pamjaftueshme sepse mes dy zgjedhjeve asaj që vihet në tavolinë një opozitë radikale dhe një opozitë normale do zgjidhte këtë të fundit.

Kjo është fatura që ne po vazhdojmë ta paguajmë që prej asaj kohe dhe si të gjitha gjërat që lihen në mes ajo më shumë dëmton se sa shëron dhe për mendimin tim duhet ndjekur totalisht rruga e kundërt sepse Rama nuk përmbyset me revolucione të premtuara por me normalitetin. Të shkohet në institucione. Në zgjedhje hyhet me çdo kusht dhe çdo çmim dhe nqs radikalizon një forcë politike e cila e largon këtë pjesë nga shumica”, është shprehur Vangjeli./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga