web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vasili “i vërsulet” rilindasve/ Akuza për dyshen Balla-Nikolla dhe thirrja për Ramën

2023-02-14 16:05:00, Politikë CNA

Vasili “i vërsulet” rilindasve/ Akuza për dyshen

Deputeti i PL-së, Petrit Vasili ka folur rreth senacës së djeshme paralamentare në të cilën sipas tij nuk u diskutuan çështjet me rëndësi si shkeljet dhe skandalet e Edi Ramës.

Sipas tij seanca është provokuar në një mënyrë të ulët nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballës dhe grave të rilindjes.

Të nderuar qytetarë dhe qytetarë dje i gjithë opinioni publik ka parë më sytë e tij sesi është provokuar në një mënyrë të ulët seanca e kuvendit të Shqipërisë në mënyrë të veçantë me regjinë e Lindita Nikollës, Taulant Ballës dhe disa gra rilindase. Dje në vend që kuvendi i Shqipërisë, të merrte në diskutim praninë dhe shkeljet shumë të rënda kushtetuese përjashtimin nga seancat dhe çdo aktiviteti parlamentar të deputetit Edi Rama i cili ka refuzuar publikisht dhe hapur komunikimin me Parlamentin e Shqipërisë, gjë e cila është bërë hapur në deklarimet e tij publike ku duhet të ishte në sallën e kuvendit dhe të interpelohej sipas kërkesës ka guxuar të vazhdojë më kërkesa të paligjshme jashtë çdo rregulli dhe procedure”, shprehet ai.

Vasili ndër të tjera ka theksuar se dyshja Balla-Nikolla janë personazhet që po shkatërrojnë Kuvendin dhe se kryeministri Rama ka frikë të vijë në Parlament dhe të interpelohet.

"Provokimi ka qenë dyfish i pështirë dhe i shëmtuar pasi haptaz janë përdorur e shpërdorur gra rilindase në Parlament me mandatin e deputetit. Gra rilindase që së bashku me dyshen tashmë të famshme Balla-Nikolla, njëri me pushtetin real për të drejtuar Kuvendin që quhet Taulant Balla dhe njëri që bën marionetën dhe quhet Lindita Nikolla. Morën përsipër të bënim censurën politike të shtetit shqiptar. Është shumë e qartë që Kuvendi i Shqipërisë, seanca e Kuvendit të Shqipërisë nuk është dhe nuk ka për të qenë kurrë dot censura politike e veprimtarisë politike të politikanëve. Kuvendi i Shqëpërisë përgjigjet dhe ka për detyrë të rregullojë punën e Kuvendit të Shqipërisënë sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Dhe masat ndëshkimore që ai merr sipas rasteve rregullohen nga nenet 63-66 dhe nuk kanë hic të bëjnë as me veprimtarinë politike dhe me asgjë tjetëe që zhvillohet jashtë asaj salle. Këtë e di shumë mirë, dyshja Balla-Nikolla apo Nikolla-Balla. Pasi këta të dy drejtojnë Parlamentin apo e shkatërrojnë të dy bashkë siç po e bëjnë. E kjo është shumë e qartë që gratë rilindase të shqetësuar të Ramës po të donin mund të shkonin në foltoren e Partisë Socialiste të llomotisnin dhe broçkullisnin çfarë të donin për të qarë hallin pa shpëtim të Edi Ramës. Të deputetit Edi Rama që ka frikë të vijë në Parlamentin e Shqipërisë, të raportojë dhe të intepelohet si të gjithë të tjerët në bazë të detyrimit kushtetues së bashku me detyrën e kryeministrit. Dhe për herë të parë si asnjë kryeministër në historinë e kryeministrit e ka refuzuar sigurisht nga frika. Një frike e tmerrshme që fillon këtu dhe mbaron përtej Atlantikut. Por këto frikëra nuk i zgjidh dot duke u fshehur nga Kuvendi i Shqipërisë. Këto frikëra i ka një hesap që ka lidhje ballë për ballë me popullin shqiptar, e ka me drejtësinë që sido të vijë puna, do të vonojë por nuk do të mungojë dhe nuk e zgjidh dot në këtë mënyrë.

Sa i takon Kuvendi të Shqipërisë, ai po përjeton ditët e tij më të shëmtuara të gjithë pluralizmit, ditë që nuk i ka parë as në ditët më vështira kur ka qenë mes trazirave të mëdha.

Një kuvend Shqipëria që pretendon të flaës për rregullore i cili nuk ka një sallë që të funksionojë normalisht, në një sallë bie errësira kur nuk ka as elementët më thelbësorë teknikë për të funksionuar. Ku pretendohet për pushtimin e një foltoreje, ku foltorja nuk ekziston se nuk i punon as mikrofoni foltores.  E ku gjysmës së sallës mikrofonat janë gjysmë të bllokuar pretendohet për të zhvilluar një seancë të rregullt Parlamenti.

Lindita Nikolla është e ngarkuar me përgjegjësi shumë të rëndë përpara publikut dhe përsa i takon ushtrimit të detyrës së saj. Në mënyrë të menjëhershme Lindita Nikolla nëse do të zbatonte rregulloren do të kishte ndërprerë në mënyrë të menjëhershme deklarimet politike që nuk kanë asnjë lidhje të grave rilindase të shqetësuara dhe do të kthentë kuvendin në normalitet dhe punën e tij të zakonshme. Por u bë pjesë e shëmtuar e një skenari për të fshehur dhe për të ndihmuar fshehjen e Edi Ramës  nga opinioni publik", shprehet Vasili.

Ai ka hedhur akuza ndaj kryeministrit ku shprehet se ai ka folur me një gjuhë të turpshme ndaj popullit dhe gratë e rilindjes kanë buzëqeshur teksa ai përdorte atë fjalor banal.

"Edi Rama të fshihet sa të dojë nuk e ndihmon dot as Lindita Nikolla dhe as rilindaset e shqetësuara.  Gratë rilindase të shqetësuara nëse do të ishin të tilla do ta kishin ngritur zërin e tyre dhe do të kishin treguar së paku një minimum dinjitet, dinjitet që ua ka shkalafitur Edi Rama. U ka fyer në sallën e kuvendit, jo vetëm gratë por të gjithë popullin, të gjithë e dinë sesi e ka krahasuar popullin Edi Rama deri me organet gjenitale. Ka ditur e ka thënë se gruas time t’i hani atë, Edi Rama. Ka krahasuar deputete të opozitës me lloj lloj krahasimesh nga më seksistet. Dhe gratë rilindase kanë buzëqeshur paturpërpësisht. Prandaj këto farsa të fëlliqura t’i mbajnë për vete. Asnjëherë nuk do guxojë njeri që Parlamentin e Shqipërisë ta kthejë në censurë politike. Mendimi politik, zhvillimet politike janë të lira dhe nuk i kufizon dot njeri dhe aq më pak një Parlament i mbaruar. Lindita Nikolla duke mos ndërpretë në çast farsën po përkundrazi duke i hedhur benzinë kësaj farse e duke lejuar deputetët së bashku me në krye kryetarin e grave deputete, Taulant Balla që të vazhdonte këtë provokim që nuk kishte asnjë lidhje me sallën e Parlamentit, ndihmoi në shkatërrimin e Parlamentit jo në mirë funksionimin e tij", deklaron ai.

Vasili ka bërë thirrje ndër të tjera Nikollës që të merret me detyrën e saj dhe të mos mbrojë me kryeministrin Rama./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga