web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vetëm 1% e shqiptarëve mbështesin Putinin/ Rama: S’kemi nevojë për gazin rus

2022-09-20 08:39:00, Politikë CNA
Vetëm 1% e shqiptarëve mbështesin Putinin/ Rama: S’kemi
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka folur edhe për situatën në Ukrainë në “Ëake Up America” të Neësmax.

Rama tha se kjo luftë i ka bërë të distancohen plotësisht nga Rusia dhe se në 30 vitet e ndërtimit të demokracisë, ishte i kënaqur që nuk kishte asnjë kontakt me Rusinë dhe se asnjë president rus nuk e ka vizituar vendin tonë.

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës, duke mos pasur asnjë kontakt me Kremlinin që nga vitet 1960. Kjo histori na bëri të distancohemi plotësisht nga Rusia”,  shpjegoi ai.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi edhe njëherë se vendi nuk varet nga gazi rus.

“Nuk më mungon. Ne nuk varemi nga gazi rus,” tha ai. Në fund ai tregon se vetëm 1% e popullsisë mbështet Rusinë dhe të gjithë Ukrainën.

“Nuk është e vështirë të mbash një pozicion shumë të fortë në vendin ku popullariteti i presidentit rus Vladimir Putin është më pak se 1%,” shtoi ai. /CNA.al





Lajmet e fundit nga