web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teatër në Kuvend, Alibeaj tenton të shitet si opozitar/ Rama tallet me të

2022-11-09 11:29:00, Politikë CNA

Teatër në Kuvend, Alibeaj tenton të shitet si opozitar/ Rama

Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj duke tentuar të shitet si opozitar në Kuvend, ka shkëmbyer replika me kryeministrin Edi Rama.

Alibeaj ka kërkuar që të merren masa për fjalët e Ramës ndaj opozitës.

“Kryeministri që po ikën duhet të dëgjojë diçka. Ulu, ulu. Bedelë, budallenj, i pa fe, dele, të shitur. Vetëm një njeri që mund të ngrihet në pikë të mëngjesit dhe ka një hall vjen në Parlament dhe përdor këtë gjuhë. Ai do të donte t’ia kthenim me të njëjtën gjuhë. Unë i kërkova vetëm një gjë të thjeshtë, nxirr letrat. Ky fjalor ndyn gjithë këtë Parlament. Këto fjalë janë të tilla që meritojnë një sanksionim nga kryetarja e Kuvendit. Ju duhet të shpreheni tani”, ka thënë Alibeaj.

E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e Ramës, duke ia përsëritur sërish çfarë i kishte thënë më herët.

“Dëgjo këtu zotrote. Nuk ka asgjë më të rëndë se sa t’i ngresh dhe t’i ulësh njerëzit hajdutë, të korruptuar, vjedhës etj. Këto janë më të rënda se sa e vërteta që ju jeni këlyshë të rrahur që të vegjël kur keni hyrë te dera e Shqupit. Ju bëni si llaxhore edhe ky është një fakt. Ju jeni të pa fe, pa din, pa iman dhe keni lënë prova. I provoni përditë. Ju nuk dini të ndani opinionet, qëndrimet, pozicionet duke ruajtur njerzillëkun. Jeni të gatshëm të nxirrni nga goja gjithë të zezat.  Ti je një krye bedel i një tufe bedelësh që nuk kanë din, iman dhe Atdhe”, është kundërpërgjigjur Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga