web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari “shuplakë” Grida Dukës/ Papa:Dikur promovohej edhe Lenka Çuko

2022-11-09 09:01:00, Politikë CNA

Gazetari “shuplakë” Grida Dukës/ Papa:Dikur promovohej

Gazetari Robert Papa ka komentur largimet e deputetëve nga Partia Demokratike.

Alfred Rushaj dhe Grida Duma sipas tij nuk përfaqësojnë asgjë dhe se rasti i tyre reflekton mënyrën se si janë promovuar këta njerëz që nuk kanë ndonjë mbështetje në elektorat.

“Dikur promovohej edhe Lenka Cuko. Janë dy emra që janë futur në lista, siç hynë ashtu edhe dalin. Nuk prekem nga ato lot. Në Shqipëri duhet të ngrihen njerëz të votuar, njerëz që kanë hyrë për karrierë, siç hynë ashtu dalin. Ka pasur raste të tilla plot, kanë goditur pas shpiune Berishën dhe kanë ikur, gazetaria është sfidë, ndaj duhet të maten mirë kur bëjnë hapa të tillë. Këta nuk përfaqësojnë asgjë”, është shprehur Papa në MCN./CNA.al





Lajmet e fundit nga