web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Jo dhunë në protestë”/ Meta:Situata është e favorshme për opozitën

2022-11-08 12:31:00, Politikë CNA

“Jo dhunë në protestë”/ Meta:Situata është

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka komentuar Primaret për Bashkinë e Tiranës.

Në këto primare, të paktën për Bashkinë e Tiranës, PL nuk ka dorëzuar asnjë kandidaturë.

Sipas marrëveshjes që ka me PD-në, Meta tha tha se do të mbështesë kandidaturat që janë zyrtarizuar.

“Secilin prej tyre e shoh më të fortë. Ai që do përzgjidhet në këtë proces, cilido do gëzojë përkrahjen tonë. Situata në Tiranë është katastrofë në ët gjithë treguesit e qeverisjes vendore, shtoi asaj edhe gjithë kusuret e qeverisë qendrore, mungesën e transparencës dhe llogaridhënie zero që është sot në këtë nivel. Situata është shumë pozitive për opozitën, i ftoj kandidatët të përqendrohen te programi i tyre për t’ia rikthyer Tiranën qytetarëve dhe për të vendosur llogaridhënien në kryeqytetin e Shqipërisë”, tha Meta.

Nga ana tjetër, në lidhje me protestën e 12 nëntorit, Meta është shprehur kundër dhunës.

“Unë jam i bindur se protesta e 12 nëntorit do të jetë një shkëlqim i qytetarisë së Tiranës dhe i gjithë Shqipërisë. Opozita është e vendosur në këtë drejtim. Dhuna as ka qenë dhe as nuk është aleat i opozitës. Përkundrazi qytetarit dalin kundër dhunës sistematike që bëhet nga qeveria Rama, do ta dalin kundër dhjetëfishimit të gjobave, kundër nxjerrjes së fëmijëve nga kopshtet. Pra, kemi dhunë të vazhdueshme, duke i shtuar atë bullizmin e përditshëm. Ndërkohë që vjedhin çdo ditë shqiptarët”, tha Meta./CNA.al





21:28 POLITICS

Inceneratori

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncua...

20:57 POLITICS

Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar...

Lajmet e fundit nga