web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bylykbashi

2022-11-07 20:57:00, Politikë CNA

Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar disa detaje nga procesi i Primareve. Ai u shpreh se për shkak të nevojës për të kontaktuar të gjithë bazën e partisë është vendosur që procesi të shtyhet për në datën 12 nëntor.

I pyetur lidhur me kandidatët që do të prezantojë grupi përçarës i Alibeajt, Bylykbashi tha se ai nuk ka asnjë tagër ligjor për të paraqitur një listë pasi firma e tij nuk vlen për KQZ-në.

 “Në garë nuk garojnë ata që kanë përfaqësues të përhershëm në KQZ. Garojnë subjektet zgjedhore. Alibeajn nuk e njeh asnjë gjykatë si kryetar. Basha u shkarkua më 11 dhjetor. Vendimi nuk ishte final. Ratifikimi u bë me referendum nga mbi 40 mijë anëtarë të PD.”- tha Bylykbashi.

Më tej Bylykbashi u pyet se çfarë ndodh nëse KQZ nuk pranon listat e Berishës në zgjedhje. Deputeti tha se ka precedent që KQZ kaq regjistruar në zgjedhje një parti e cila ka qenë në një proces gjyqësor, pa pasur një vendim të formës së prerë.

“Ne kemi vendim gjykatë që njeh organet e PD. Ajo e Alibeajt për mua është një shashkë. Mund të kemi një situatë groteske, që Basha të firmosë i dorëhequr. Dhe të thotë ju gënjeva për dorëheqjen, do ta regjistroj unë PD.”- u shpreh Bylykbashi.

Sakaq Bylykbashi u shpreh më tej se nëse Basha firmos do të shkelte ligjin./CNA.al





Lajmet e fundit nga