web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcet rrena si në harados”/ Rama:Nuk guxon të hapësh televizorin apo portalin

2022-11-07 13:00:00, Politikë CNA

Kërcet rrena si në harados”/ Rama:Nuk guxon të hapësh

Kryeministri Edi Rama nuk heq dorë nga lajmet e rreme, siç iu referohet ai.

Nga Shijaku ku është zhvendosur Rama iu ka premtuar qytetarëve që u prekën nga tërmeti se do të marrin banesat dhe dokumentacionin pa paguar asgjë.

 “Kërcet rrena si në harados. Nuk guxon të hapësh televizorin apo portalin se të mbysin në rrena e ta bëjnë gjakun helm. Rrenë që do dhjetëfishohen gjobat për biznesin e vogël. Ata janë motori më i rëndësishëm i gjithë rrjetit të ekonomisë sonë. Gjobat do të rriten deri në 10-fish për të mëdhenjtë që abuzojnë ndërsa për të vegjlit do vazhdojë taksa zero, mbështetja maksimale. Rrena e shpërndarë njësoj siç mund të dalë sot që kryetari i bashkisë më ka lënë pa shtëpi. I gëzofshi shtëpitë, do i merrni me tapi dhe nuk do paguani asnjë kokërr leku. Jua bënë gjakun helm se thonin do jua shesin shtëpitë, nuk do jua japin fare. Është e juaja, ta gëzoni, mund ta shisni apo ta mbani. Bëni çfarë të doni”, tha Rama./CNA.al





Lajmet e fundit nga