web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Teatri me Komisionin për Reformën Territoriale/ Balla:Me 14 maj do të votohet në 61 bashki

2022-11-07 11:27:00, Politikë CNA

Teatri me Komisionin për Reformën Territoriale/ Balla:Me 14 maj do

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka dekalruar sot se do të diskutohet kërkesa e KQZ, për dhënien e një fondi prej 3 miliradë lekësh, për votime elektronike në 6 bashki.

Balla është pëyetur edhe në lidhje me raportet e komisionit të posaçëm të reformës territoriale, ku nuk pati dakortësi me opozitë.

Sipas tij, në komisionin e posaçëm të reformës administrative territoriale nuk pati konsensus për të shkuar në ndryshime legjislative.

“Raportet e tyre janë administruar si raporte të maxhorancës dhe opozitës dhe kjo është një çështjes e mbyllur. Nuk do ketë votim raportesh. Do kishte votim nëse do kishte amendamente në ligjin për reformën administrative territoriale. Nuk ka më kohë për këtë çështjes (negociata). Më 14 maj në Shqipëri do votohet në 61 bashki”,  u shpreh Balla./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga