web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbyllja e kopshtit turk/ Berisha nuk ndal akuzat: Me urdhër nga jashtë

2022-11-07 18:06:00, Politikë CNA
Mbyllja e kopshtit turk/ Berisha nuk ndal akuzat: Me urdhër nga jashtë
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi me prindërit dhe edukatoret e kopshtit “Turgut Ozal”.

Berisha tha se është pak të thuash se je 250 herë i çmendur, amoral, ia paftyrë dhe i pakarakter kur mbyll një kopsht me 250 fëmijë.

Ai e cilësoi edhe njëherë mbylljen e kopshtit si vendim për llogari të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, teksa tha se vendimet duhet të merren në Tiranë.

“Të vendosësh të mbyllësh një kopsht me 250 fëmijë është pak të thuash se je 250 herë i çmendur, amoral, ia paftyrë, i pakarakter. Të gjithë ata që rrisin fëmijë, kanë fëmijë, vogëlushë, që i përcjellin çdo ditë në kopsht e dinë se çfarë lidhje shpirtërore ekziston mes fëmijës, shoqeve, shokëve, kujdestarëve të kopshtit vet.

Nuk ka njeri normal që mund të imagjinojë të mbyllë një kopsht pa asnjë shkak, me urdhër nga jashtë. Këtë e bën vetëm një qeveritar që është i shkëputur tërësisht nga interesat e fëmijëve në radhë të parë, ëndërrat e fëmijëve, nga interesat e prindërve, shoqërisë, që bën gjithçka për karrigen e tij, që nuk jeton në një realitet që nuk ka nocionin më elementar se çfarë do të thotë sovranitet i vendit.

Në rastin konkret, për këtë tokë, vend, 500 vjet me radhë vendimet janë marrë në Stamboll, por u shkëputën nga ajo kohë. Vendimet duhet të merren në Tiranë. Kjo e kopshtit të fëmijëve është historia më e turpshme. Dikur perandoria mbyllte shkollat se mësohej shqip në to, por ne nuk jemi këtu për të bërë historinë me perandorinë, sepse ne me Turqinë kemi punuar dhe punojmë për të shkruar faqe bashkëpunimi dhe miqësie.

Ka probleme të brendshme ai politike dhe urdhëron vasalin e tij në Tiranë të mbyllë kopshtin. Dhe ky është asht anti prind që e bën këtë. Çfarë do të ju them unë këtyre vogëlushëve, se nesër nuk do të shkoni në kopsht se e ka mbyllë qeveria, si mund të ndodhë kjo. Kjo është historia më e turpshme në Europë, nuk mund të përshkruhet.

The Turkish Foreign Minister, who was once a prominent human rights man, comes out and thanks him. Every human, constitutional, legal law, rule, principle has been violated here. But also in the relations between the two countries", stressed Berisha./ BA - CNA.al





Lajmet e fundit nga