web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama nuk ndal sulmet ndaj Berishës/ “Nuk i duhet as vendit, as dreqit”

2022-11-08 12:56:00, Politikë CNA
Rama nuk ndal sulmet ndaj Berishës/ “Nuk i duhet as vendit, as
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha.

Në një takim të zhvilluar sot në Kamzë, me qytetarët, Rama ka komentuar edhe një herë, jehonën e mediave britanike për emigrantët shqiptarë.

Kryeministri shprehet se politikantë që flasin keq dhe iu tremben të vërtetave dhe t’i thonë në sy ata, nuk i duhen vendit.

Politikanët që flasin keq në gjuhë të huaj, u tremben të vërtetat në kombin e tyre apo që nuk dinë t’i thonë këto të vërteta në sy të tyre, janë llum. Si duhen as vendit, por si duhen as dreqit. Ti pranosh, ose më keq, t’u besosh është njëlloj sikur të mbash sytë nga një moçal që mban një erë të keqe.

Ne jemi kundër shumë gjërave por ne nuk mund të ndahemi ndaj një gjëje themelore, që jemi shqiptarë. Dhe kur flasim në gjuhë të huaj nuk duhet të flasim sikur e kemi inat.

S’jemi vend i pasur jemi vend i vogël por jo nuk ka rëndësi kur ulemi në tryezë me të tjerët, pavarësisht sesa të vegjël jemi.

Të thuash në mediat britanike që Shqipëria është vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Evropë kjo s’është lojë politike.

Ndryshojnë pamjet dhe shtatin por janë i njëjti soj.

Sot, Shqipëria nuk është ajo që duhet të jetë, se s’do isha me Rakipin sot. Por nëse kthehemi pas, vendi ynë është njëlloj në të gjitha drejtimet si ky liqeni këtu', tha Rama./ CNA.al 





21:28 POLITICS

Inceneratori

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncua...

20:57 POLITICS

Bylykbashi

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka treguar...

Lajmet e fundit nga