web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Primaret e PD-së për Beratin/ Sazan Guri shpall kandidaturën

2022-11-08 19:29:00, Politikë CNA
Primaret e PD-së për Beratin/ Sazan Guri shpall kandidaturën
Ambientalisti Sazan Guri

Ambientalisti Sazan Guri do të hyjë në primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Beratit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Guri gjatë një takimi të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha me Frontin për Shpëtimin Kombëtar.

Guri tha se ka vetëshpallur kandidaturën për primaret pa marrë parasysh rezultatin e tyre.

“Unë guxova, kryetar bashkie në Berat, s’ka rëndësi nëse me zgjedh primarja apo jo. Po unë guxova si intelektual, si djalë berati. Madje i thashë kolegut, nëse unë zgjidhem kryetar ti do jesh automatikisht nënkryetar, ai që konkuron. S’ka rëndësi fare, të guxojmë”, theksoi ambientalisti./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga